• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Art & Kulturë Të gjitha

    Lehtësia e padurueshme …. e një profesioni!


    Mirela Kumbaro/

    Sot, 30 shtator – Dita botërore e përkthyesve!
    Është dita e Shën Jeronimit, përkthyesit të Biblës në latinisht.
    Festë e bukur e krijuesve të heshtur sepse përkthimi është krijim.
    I vetmi që përmban madhështinë e përunjësisë!

    Mbajini mirë përkthyesit të dashur botues, se po i kërkoni si ujët e pakët dhe s’po i gjeni dot, ata nuk porositen, ata vaditen si lulet e rralla pa të cilat bleta e autorëve, shkrimtarëve, klasikëve e modernëve, nobelistëve dhe revolucionarëve, e pra ajo bletë nuk bën dot mjaltin e botës, letërsinë që merr dhenë, poezinë që kapërcen oqeanet, tragjedinë që përshkon shekujt, dhe as kulturën që sfidon botën.

    Jemi përpjekur si profesionistë dhe si politikëbërës të ndërtojmë një shkallë të re për përkthimin si ART dhe për përkthyesit si KRIJUES,
    -duke luftuar sa kemi mundur me botime piratë që na godasin poshtë brezit, me botues që kursejnë lekët për përkthimin dhe ribotojnë tekstin pa shpërblyer përkthyesit për ribotimin;

    -përkthyesit e mirë kanë bojkotuar tregun për të mos ulur dinjitetin e nëpërkëmbur në pagesa qesharake;
    -nuk jemi lodhur së shpjeguari që epiteti përçmues“një copë përkthyes”nuk është veçse përkthim i padijes, mediokritetit dhe paaftësisë që përndjek krijimin;
    -bëmë një ligj të ri për të Drejtat e Autorit, ku për të parën herë mbrohet qartë me ligj e drejta e autorit për përkthimin si për çdo krijim tjetër,
    -ndërtuam 5 edicione të Fondit për Përkthimin Letrar falë të cilit kemi mbi 150 tituj dinjitozë nga autorë shumë të mirë dhe me përkthime cilësore e përkthyes që i bëjnë nder katalogut të çdo botuesi profesionit.

    Por kjo është rrugë e gjatë shumë, e di që jemi larg, ende shumë larg imuntetit që i duhet kësaj dege të krijimtarisë.
    Dhe nuk i dilet as nga vetëm profesionistët e as me disa vite programe.
    Kjo kërkon që të gjithë aktorët të përfytyrojnë se sa e tmerrshme do të ishte bota pa PËRKTHYESIT, që domethënë pa komunikimin, pa qarkullimin e ideve, lajmit, mallrave, negociatave, projekteve, investimeve, vlerave, kulturave, dijeve.

    Bota ngelet në vend pa përkthimin.
    Prandaj mbajini mirë përkthyesit!
    Sot të paktën, -për të mirën tuaj,- urojuni atyre jetë të gjatë😌/ Tiranapost.al. 

    Lehtësia e padurueshme …. e një profesioni!Sot, 30 shtator – Dita botërore e përkthyesve!📖📜👨‍💻❗️Është dita e Shën…

    Publiée par Mirela Kumbaro Furxhi sur Lundi 30 septembre 2019

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]