Lifestyle Nën lupën e Stela Sallakut Te gjitha TIP top

Ledri Vula nën lupën e Stela Sallakut


Fillimisht, kur pashë performancat e Ledrit, mendova se ishim fatlumë që kishim një “Drake” shqiptar ose një Fabri Fibra me flokë. Me kalimin e kohës, si çdo mit tjetër, edhe ky u venit. Nuk u befasova për keq në fakt, por dëshira për të parë një mashkull “stylish” ishte më e madhe se sa realiteti. Idea ime është të kemi sa më tepër njerëz të cilët e duan të veçantën dhe chic-un. Absolutisht nuk dua ta inkurajoj kopjimin, nëse dikush kopjon e bën me siguri për arsye të forta, që i di vetëm ai/ajo dhe unë nuk jam këtu të nxjerr konlkuzione të nxituara, thjesht dua që me anë të bazave të modes, që mësohen ose lexohen në librat e dizajnit, të arrijmë bashkë me lexuesin në një konkluzion për sa i takon stilit.

Le të fillojmë me pesë look më të realizuar.

FullSizeRender (15)

1- Kur po shihja fotot e Ledrit në rrjetet sociale, kjo më bëri të ndaloj dhe të mendohem gjatë. Fotot bardhezi në përgjithësi përdoren për të përcjellë disa ndjenja të cilat nuk i themi dot ndryshe. Nga ai djali çapkën i fotove të tjera, kjo tregon një anë mjaft të ndryshme, me stilin britanik të xhaketës me prerje të rregullt, supe të kuruara dhe kopsa teke, këmishë ceremoniale dhe sy të ulur. Ndaj e klasifikova të parën, minimalist në stilim por maximalist në total.

 

FullSizeRender (12)

2- T-shirt i bardhë, xhinse dhe atlete është një ndër preferencat e shumë blogger-ve meshkuj. Bën pjesë në garderobën kapsulë të çdo individi, por nëse i shtojmë aksesorin tendencë të sezonit bëhet edhe “IN”. Në këtë rast atletja luan rolin e balancuesit.

FullSizeRender (8)
3- I njëjti look por me një t-shirt në një nga nuancat bazë, e cila nuk e prish aspak kombinimin. E klasifikova këtu, sepse duken si e njëjta veshje me atë më sipër, por përcjellin dy “moods” të ndryshme. Ky është për një darkë ose pasdite, ku nuk të duhet shumë “glamour” apo elegancë. E zeza ia thekson tiparet dhe i jep portretit një grimcë misteri, gjë që i duhet çdo mashkulli, sidomos kur të duhet të takohet me dikë të rëndësishëm.

 

FullSizeRender (16)
4- Bomberi është “must” thuajse çdo sezon dhe shumë stilistë e kanë klasifikuar pjesë të garderobës kapsulë. Vetëm se nuk duket të jetë më oversize se sa përmasa reale, tek meshkujt, sidomos tek disa struktura trupore, oversize kthehet në armik. Të shkurton dukshëm siluetën dhe dihet që pas një farë kohe rrudhat janë të pashmangshme. Më pëlqen thyerja dhe harmonizimi me te treja elementët e veshjes dhe detaji i trekëndëshave e bën look-un unik.

 

FullSizeRender (10)

5- Xhaketa me ngjyrë ushtarake, siç jemi mësuar t’i themi, me stampat apo aplikat, kanë qenë një diskutim i madh nëse është stylish apo vintage. Unë do ta klasifikoja tek vintage me një prekje stylish. Sepse ngjyra e xhaketës duhet të duket e “vjetër” dhe aplikat duhet t’i japin një dozë të viteve ’80. Më pëlqen thyerja dhe balancat. Syzet janë pak dimërore si stil, por sërish efekti është pozitiv.

 
Vijojmë me pesë veshjet që kanë disa mangësi.

FullSizeRender (11)

1- Thuajse 70% e veshjeve të Ledrit janë -hoodie (ose bluzë me kapuç) , – t-shirt e gjatë dhe xhinse. Gati-gati veshja është bërë e parashikueshme! Madje dhe ngjyrat janë të të njëjtit spektër. Një nga dizajneret e mia të preferuara shqiptare ka bërë mjaft dizajne për Ledrin, xhaketa, këmisha dhe pantallona, që janë shumë me stil sesa kapuçi dhe bluza e gjatë oversize. Nuk them që i mungon stili, por moda evolon çdo ditë dhe duket se këto veshje janë të njëjtat gjithnjë. Shumë rreperë të huaj mund të ruajnë stilim e tyre por të ndryshojnë sipas sezonit dhe paraqitjen, qoftë dhe vetëm aksesorët. Bluza me kapuç më duket për një grupmoshë tjetër.

 

FullSizeRender (7)
2- E vetmja gjë që më pëlqen në këtë foto është piramida mbrapa. Nëse ka një rregull që për mua është i artë dhe duhet rrespektuar janë balancat! Pantallonat xhinse jane një “jo” e madhe sidomos me çantën rreth trupit dhe atletet, të cilat si padashur i heqin disa centimetra siluetës në gjatësi.

 

FullSizeRender (6)

3- Nëse Anna Wintour do ta shihte apo njihte Ledrin, do kishin qenë armiq, sidomos pas kësaj fotoje. Gjithçka e zezë nuk përbën as stil dhe as karakter. Thjesht duket si përtaci për të gjetur veshjen e duhur.

 

FullSizeRender (14)

4- Pantalloni i zi do kujdes në kombinim, sepse nëse është xhins do mirëmbajtje, ngaqë pas njëfare kohe çngjyroset dhe rrudhoset. Por gjëja që më duket më e bezdisshmja është forma e gjurit, e cila me kalimin e kohës bëhet e dukshme në pjesën e përparme të pantallonit. Nëse kanë përqindje pambuku nuk do t’i preferoja asnjëherë, nëse kanë “lana” në përbërje, atëherë po. Gjithsesi gjatësia nuk ështe kjo e duhura. Pulpa e këmbës i duket e mbushur. Kapelja gjithashtu s’më jep ndonjë ndjesi stili të cilitdo lloji. Iguana është një aksesor unik.

 

FullSizeRender (5)

5- Veshja i jep gjerësi trupit, sidomos tek pjesa e xhepave, ndërkohë duhet të ishte e anasjellta. Ndoshta do të tregojë një lloj stili të tijin, por më lini t’ju tregoj se Ledri mund të jetë stil edhe pa shformuar trupin e tij. Unë mezi pres të shoh meshkuj me stil dhe karakter unik, dhe absolutisht nuk dua që me rregullat që ka dizajni të bëhet pengesë për të shfaqur krijimtarinë e çdokujt. Sa më shumë gjëra dhe veshje novatore të shoh aq më shumë duartrokitje kam. Por të jesh stil nuk do të thotë të veshësh kravatë me polka dhe as xhinse me t-shirt. Përkundrazi! Stili është prezantimi i parë me njerëzit, si dhe gjuha e heshtur e karakterit. Ndaj mos e nënvlerësoni, por amplifikoni asetet dhe krijoni sa me tepër look të denjë për streetstyle.

Ja dhe disa sugjerime per Ledrin

FullSizeRender (1) FullSizeRender (2) FullSizeRender (3) FullSizeRender (4)

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *