Showbiz

Ledioni sulmon Rudina Xhungën, por gazetarja e injoron

Por nga pozitat drejtuese tashmë në televizionin Top Channel, ai ndoshta për herë të parë tregon dhëmbët ndaj nje ish-bashkëpunetoreje te Top Medias, për më shumë se një dekadë duke thënë me krenari se televizioni e përcolli atë për në "dritaren e fundit". Kemi kontaktuar nga Tiranapost.al gazetaren Xhunga...

Ledion Liço mëngjesin e 1 prillit ka sulmuar gazetaren Rudina Xhunga përmes një statusi në Instagram, bashkëngjitur së cilës tregonte një foto të të dhënave matëse të audiencës nga Abacus. Sipas tij, më datë 31 mars, orari kur transmetohej “The Voice”, kishte kapur majat e shikueshmërisë dhe renditej në vend të parë. "Për Xhungat e kësaj bote, e cila shkruan keq, jo sepse mendon keq për Top Channel, por sepse ky i fundit e përcolli për në dritaren e fundit”, shkruante ai.

Kur Rudina Xhunga prezantote emisione "prime time" në Top Media, Ledion Liço prezantonte “Shtojzovallet” në Pogradec. Sot raportet kanë ndryshuar, jo se Ledion Lico eshte bere gazetar, por ai eshte pas Arbana Osmanit, prezantuesi më i mirë i Top Media. Duke qene se nuk eshte gazetar, edhe vetë e di, siç edhe e shkruan qe nuk e ka tagrin per te vlerësuar nëse shkruan mirë apo keq gazetarja Xhunga. Por nga pozitat drejtuese tashme ne televizionin Top Channel, ai ndoshta per herë të parë tregon dhëmbët ndaj nje ish-bashkëpunetoreje te Top Medias, për më shumë se nje dekadë duke thënë me krenari se televizioni e përcolli ate per ne "dritaren e fundit". Kemi kontaktuar nga Tiranapost gazetaren Xhunga për ta pyetur nëse kishte një koment per tonet personale dhe profesionale qe mori në dorë publikisht moderatori dhe një nga personazhet me të rëndësishëm tani të top media, kjo e fundit na u përgjigj se nuk ka kohë ta komentojë duke e injoruar diskutimin.

E kontaktuar nga tiranapost, Rudina Xhunga ka thënë që nuk do ta komentojë më tej këtë situatë. Ditën e djeshme më 31 mars, Xhunga, moderatorja e emisionit “Dritare” dhe drejtuese e portalit Dritare.net, në një shkrim të sajin argumentonte se Ledioni kishte dështuar me shikueshmërinë e The Voice. “Ledioni ka postuar nje foto në Insta, të programit që drejton në Top Channel dhe e shoqëron me diçiturën: Të parët , të premteve në TV #voa6. Mbase Ledioni flet për dikur, pasi sot "The Voice " është shumë larg vendit të parë, ne tv”, shkruante ajo. “Ai nuk është më ylli i Top Channel, por burri i Sarës, trashëgimtares së Top Channel, që ka më shumë kimi se i shoqi në te gjithë paraqitjet e saj”, përfundonte shkrimi i saj. Nuk dimë nëse është një shaka nga ana e dy miqve (apo ish-miqve) të vjetër.

rudi

Copyrgiht Tiranapost.al/Orgesa Zhuri