• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bota e Burrave Lifestyle Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    Ledion Liço nën lupën e Stela Sallakut


    Para pak kohësh Ledionin e klasifikuam tek meshkujt metrosexualë, sepse i përmbush thuajse të gjitha kriteret për të qenë i tillë. Kjo s’do të thotë që nuk mund të bëjë gabime në stilim, prandaj këtë javë e kemi nën lupë. Si fillim po zmadhoj veshjet më të realizuara.

     

    ledion1

    Bezha në capuccino është një nga tonalitetet që kur qëndron afër të bardhës jep maksimumin e saj dhe s’të lë asnjëherë në baltë. Rekomandohet për brunët dhe bjondët, kështu që bravo me zgjedhjen për sa i përket ngjyrës. Pastaj pallto dhe këmisha janë në harmoni me njëra-tjetrën në prerje dhe detaje.

     

    ledion2

    Një nga veshjet që përshtatet shumë mirë me tiparet e Ledionit është kostumi navy. Në disa dalje të tij në ekran ai i beson kësaj ngjyre dhe teksture. Minimizon difektet dhe i jep portretit finesë.

     

    ledion3

    Miti i papjonit si detaj i cili duhet përdorur shumë rrallë dhe për evente të rëndësishme, është thyer me kohë. Tashmë mund ta përdorni papjonin jo vetëm në dizajnet bazike por mund të eksperimentoni me prerjet batman, diamant, fjongo, flutur dhe krah dallëndysheje. Do ta bëjë kostumin tuaj më casual si dhe do t’ju japë pamje rinore. Ledioni ka zgjedhur formën flutur, i cili lidhet dhe nuk është i gatshëm. Kostumi është në proporcion me trupin dhe i jep siluetës pamje klasike.

     

    ledion4

    Detajet sport e bëjnë të duket 25 vjeç. Edhe pse tutat e grisura nuk janë në preferencat e mia, sërisht e kam klasifikuar tek veshjet më të realizuara pasi tiparet evidentohen këndshëm dhe balancat janë ruajtur në look-un total.

     

    ledion5

    Një nga tendencat sivjet kanë qenë qëndisjet në kostum. I pamë tek Guçi në dizajne dhe printe nga më të ndryshmet. Sigurisht do mjaft guxim por look-u në fund merr një pamje për pasarelë.

     

     

    Po vazhdoj me pesë look të cilët nuk janë aq të realizuar në total.

    ledion6

    Theks në këtë veshje merr xhaketa dhe vëmëndja ngelet aty ndaj ajo duhet të japë maksimumin. Në këtë rast mendoj që po të kish qenë më e gjatë do jepte efekt pozitiv, nuk do t’ia shkurtonte siluetën si dhe do kishte kuptim në tërësi. Duke qenë se dizajni ka detaje të uniformës së aviacionit, duhet të jetë pak më afër origjinalit. Në këtë rast duket si xhaketë toreadori më tepër se sa aviacioni.

     

    ledion7

    Nuanca e këmishës më pëlqen, por gjatësia e mëngës është e gabuar pasi ia tregon krahun e mbushur dhe të shkurtër. Të njëjtin efekt ka dhe tek shpatullat.

     

    ledion9

    Unë jam një fanse e xhinsit tek meshkujt, por ka vetëm një problem: nëse nuk ka tonalitetin e duhur të tregon të shëndetshëm ose të shkurtër. Mendoj që Ledioni duhet të kish zgjedhur një tonalitet më të çelur ose më të errët, në këtë rast duhet të ishte më i errët. Prerja e xhaketës e tregon një masë më të madhe se sa masa e tij.

     

    ledion 11

     

    E zeza është një nga nuancat më të preferuara për ekran, sepse thekson tiparet, nuk të nxjerr të zbehtë dhe të tregon elegant. Nuk është e njëjta gjë për jakat e rrumbullakëta.

     

    ledion10

    Ledioni është një nga meshkujt me flokët më të bukura, nuk e prezanton sic duhet kjo prerje. Meshkujt kanë pak aksesorë që mund t’i përdorin për të shoqëruar veshjen, ndaj dhe në mungesë të tyren floku kompenson ndonjë mangësi apo problem të veshjes. Për sa i përket veshjes ka zgjedhur kombinimin e saktë me xhinsin dhe bluzën e bardhë. Të dyja harmonizojnë njëra-tjerën dhe nuk krijojnë kontrast të forte.