Nën lupën e Stela Sallakut

Le të ndalemi pak tek Zoti Kastro

Le të ndalemi pak tek Zoti Kastro

Klevis Bega, ose siç e njohim të gjithë, Kastro Zizo, nuk ka qenë gjithnjë kaq me stil sa sot. Së fundmi, në rolin e prezantuesit të Late Show në Ora News, ka filluar të vishet me kostume me tre pjesë. Sigurisht që janë të gatshme, jo të bërë me porosi, ama duket që i rrinë mirë dhe i shkojnë. Po ta paralelizojmë me Jimmy Fallon, prezantuesin e Late Show në Amerikë, ky i fundit nuk preferon ngjyra, duke pasur parasysh edhe temat e emisionit që shumë herë nuk e lejojnë të vishet avant-garde. Si dhe do që të ftuarat/it të jenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës, jo veshja e tij. 

Por tek ne nuk është ndonjë problem nëse edhe prezantuesi shquhet për modë. Madje aq më mirë. 8 veshjet që kam përzgjedhur për t’i analizuar sot janë nga më të fundit në profilin zyrtar të Kastros në Instagram.

Katër veshjet më të mira

[caption id="attachment_332784" align="aligncenter" width="589"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më pëlqeu shumë nuanca e kostumit. I vë në pah flokët, lëkurën dhe sytë. Detaji i kravatës dhe i shamisë e bën kostumin të duket më trendi.

[caption id="attachment_332780" align="aligncenter" width="549"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Me syze dhe kostum të kuq, Kastro duket tamam si “Kastro”. Ka marrë atë pamjen tipike të personit pasanik dhe të kuruar. Kostumi dopiopet e tregon më elegant.

[caption id="attachment_332782" align="aligncenter" width="584"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Këtu është veshur në përditshmëri, më casual se më lart. I shkon ky lloj stili, sepse e tregon më të ri në moshë, rebel dhe simpatik.

[caption id="attachment_332783" align="aligncenter" width="601"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Ajo që më ra në sy e para ishte lulja tek xhepi i sipërm i xhaketës. Nuanca është kaq e lezetshme, por dhe e guximshme në të njëjtën kohë. E tregon pak si shumë karizmatik, por i shkon.

Katër sugjerime

[caption id="attachment_332781" align="aligncenter" width="594"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më pëlqeu nuanca dhe dizajni i kostumit. Super janë të strukturuara, duket që i rri mirë si dizajn. Këshilla ime shkon për aksesorët, duhet të ishin në një linjë me kostumin, sepse kostumi vetë është smart casual, aksesorët janë vintage.

[caption id="attachment_332779" align="aligncenter" width="596"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Grija e nxjerr më të madh në moshë, si dhe jeleku me jakë shall duket sikur nuk shkon me këtë xhaketën slim fit.

[caption id="attachment_332778" align="aligncenter" width="571"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Kastro, ti je këtu? M'u duk si aktori Zac Alifianakis, me mjekrën dhe kostumin vintage. Kravata duhet të ishte pak më novatore meqë kostumi është shumë standard klasik.

[caption id="attachment_332790" align="aligncenter" width="593"] (Foto nga Instagram)[/caption]

E di që kuadratet janë në modë, por kanë dy probleme. Mund të të tregojnë më të madh në moshë (sikur vjen direkt nga vitet ‘30) dhe më të shëndetshëm. Në këtë rast duket se i kanë të dyja problemet.