• Shqip
  • English
  • E shtunë, 16 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Nën lupën e Stela Sallakut Stil Të gjitha TIP top

    Le të lëmë pak Jackie-n mënjanë dhe të rrëmojmë në dollapin e të motrës, po aq sharmante në mos më shumë


    Caroline Lee Radziwill është motra e vogël e Jacqueline Kennedy Onassis, ish-Zonjës së Parë të Amerikës. Nuk ka qenë aq e njohur sa e motra, por me stilin tërësisht unik u bë muza e shumë dizajnerave. Me siguri sapo t’i shihni fotot do e kuptoni menjëherë se cili stilist është frymëzuar prej saj. Linjat e pastra të Giorgio Armanit, pantallonat dhe xhaketat e shkurtra të Giambatista Valli kanë qenë disa prej të preferuarave të saj. Megjithatë sot do i shohim me imtësi 10 veshje nga më të fundit, nga të cilat pesë janë për t’u “kopjuar” menjëherë. Lee mund të frymëzojë edhe sot zonjat, sepse qasja e saj ndaj modës ka qënë shumë ndryshe nga moshataret e saj. Kjo është dhe arsyeja pse dukej elegante edhe në moshën 86-vjeçare.

    5 veshjet më të mira

    (Foto nga Google)

    Ajo që më ka pëlqyer gjithnjë tek Caroline ka qenë zgjedhja e këpucëve. Pavarësisht veshjes, këpucët i zgjidhte me majë dhe takë të ulët.

    (Foto nga Google)

    Fustanet në përgjithësi i kishte njëngjyrëshe dhe thuajse në nuanca neutrale. Pra nuk i preferonte ngjyrat vibrante. Nuk ishte e gjatë ndaj i duheshin veshje që t’ia zgjatnin siluetën. Fustani me pupla ka aq detaje sa për të mos tërhequr vëmendjen nga këpucët dhe çanta.

    (Foto nga Google)

    E kush nuk do donte që gjyshja të dukej pikërisht kështu, të kishte kaq stil, aq sa konkuron dhe blogeret. Duket sikur zonjat e viteve ‘50 dukeshin elegante gjithë jetën.

    (Foto nga Google)

    Lee nuk i kursente detajet kur duheshin, por të harmonizuara gjithnjë me veshjen. Flokët i ka mbajtur gjithnjë në nuancë natyrale.

    (Foto nga Google)

    A e dini pse më pëlqejnë vitet ‘40-‘50? Sepse zonjat kishin një kod të pashkruar për kodin e veshjes. Gjatë javës funde laps, tweed ose lesh, fundjava me triko dhe xhinse, ndërsa darka me geta të holla, këpucë me takë të ulët dhe bluza të leshta.

    5 sugjerime se si mund t’i bëni sot këto kombinimet

    (Foto nga Google)

    Sugjerimet janë për të gjitha zonjat, që duan të frymëzohen nga ikonat e modës qoftë për evente apo përditshmëri. Lee padyshim kishte stilin e saj saqë shpeshherë shallin e kishte “must”. Nëse do ta vishni sot këtë kombinimin, provoni një shall tjetër mëndafshi.

    (Foto nga Google)

    Zakonisht jakat e pellushit duhet të jenë në proporcion me shpatullat dhe qafën. Pra nuk duhet të dukesh sikur s’ke supe, por as t’i theksosh kaq shumë.

    (Foto nga Google)

    Duke ia parë veshjet me lupë, them se gjej shumë ngjashmëri tek stili i Lee dhe Jackie. Nuk e di kush frymëzoi kë, ama thjeshtësia dhe eleganca e motrës së vogël të Jackie, më bën të mendoj se ka qenë shumë krijuese. Visheni me një xhaketë lart në ditët e sotme.

    (Foto nga Google)

    Do bija dakort me thënien e Pierre Balmain për pellushin, që thotë se balanca mes klasikes dhe sportives është kombinimi më i bukur.

    (Foto nga Google)

    Më pëlqen shumë kombimi mes pellushit dhe copës mat të pantallonave. Kombinojeni me një çantë bardhezi.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post