Showbiz

Le të kesh kaq vite që e përdor, edhe Facebook ka ca rregulla që mbase s'i ke ditur

Le të kesh kaq vite që e përdor, edhe Facebook ka ca rregulla

“Netiquette” ose “netiketë” që rrjedh nga fjala “etiketë” është termi që përdoret për rregullat e komunikimit në internet. E dinit që ka disa rregulla apo jo?

Hidhi një sy shkrimit

Ajo që shkruajmë ka rëndësi në përmbajtje, por edhe në formë. E mira është t`u hedhim një sy gabimeve që të mos dukemi sikur nuk e kemi përfunduar arsimin e detyrueshëm. Edhe nëse shikojmë gabime të të tjerëve, duhet të mos jemi të vrazhdë. Një mesazh në privat mjafton për ta korrigjuar një gabim. Jo në komente.

Ç’aktivizoje Caps Lock

Mos harro, shkruaj me shkronja të vogla. Shkronjat e mëdha të vrasin syrin në web dhe nuk janë korrekte.

Mos shaj e mallko në rrjet

Shmang gjuhën e urrejtjes për çfarëdo arsye.

Etiketoji miqtë në mënyrë të moderuar

Mos publiko kurrë foto të miqve e për më tepër t`i etiketosh pa u marrë leje. Dikujt mund t`i duket e tmerrshme publikimi i një fotoje të vjetër. Nuk do doje të ziheshe me miqtë apo jo?

Rëndësia e prezantimit

Nëse i dërgon dikujt një ftesë miqësie është e rëndësishme ta shoqërosh edhe me një mesazh, qoftë për t`u prezantuar nëse nuk njiheni ose qoftë për ta përshëndetur.

Jepi rëndësi njerëzve

Këtë mund ta bësh përmes komenteve dhe pëlqimeve, por gjithmonë në mënyrë të moderuar, pa u bërë i bezdisur.

Ji aktiv

Nuk ka shumë kuptim të kesh llogari në rrjete sociale e të mos jesh aktiv. Kjo do të thotë se je aty vetëm për të parë të tjerët. Nëse nuk dëshiron të postosh foto, të paktën përgjigjiu mesazheve në kohë.

Ji selektiv me ftesat

Mos fto për të ndjekur njerëz të cilët ke pas kohë që i ke njohur e ndoshta nuk do t`i kesh pranë për një kohë të gjatë. Prit ca kohë dhe pastaj vepro. Është e mërzitshme të të shfaqen në murin e postimeve në Facebook foto të njerëzve që ke harruar edhe se ku i ke njohur.

Mos kërko ndere

Mos e përdor Facebook-un për të kërkuar ndere. Ka numër telefoni për të zgjidhur hallet. Facebook-u është për qejf. Nuk do ishte as serioze ta qaje një hall në kutinë e mesazheve të Facebook-ut.

*Ky post u përshtat nga Donna Moderna dhe është realizuar nga Fabjola Hije.