• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha YouPost

    Le Petit Journal ( 1939): Koha kur Mbreti Zog u prit në Anvers të Belgjikës, banorët e brohorasin


    Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Dhjetor 2018

    Gazeta franceze, “Le Petit Journal”, ka botuar të martën e 8 gushtit 1939, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me mbërritjen mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare në Belgjikë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

     

    -Sovrani ishte dje në Belgjikë

    Bruksel, 7 gusht. – Të hënën, në fund të mëngjesit, mbreti Zog i Shqipërisë, mbretëresha Geraldinë, fëmija i tyre, princi i vogël Aleksandër, princeshat Myzejen, Ruhije, Maxhide dhe një suitë prej 22 vetësh mbërritën në Anvers nëpërmjet avullores belge “Brabant”.

    Ne e dimë se ish-mbreti i Shqipërisë ishte së fundi në Oslo. Mbreti Zog, i cili për pak çaste u shfaq mbi urën e anijes, u prit me plot brohoritje nga populli i Anvers; Mbretëreshës Geraldinë i dhuruan lule.

    Mbreti u nis, nëpërmjet rrugës, në Bruksel.

    Linku origjinal: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-journal-1939-mbreti-zog-u-prit-ne-anvers-te-belgjikes-mes-brohoritjeve-te-banoreve/ Publikuar në Tiranapost.al. 

    Image result for mbreti zog

    Mbreti Zog

    Image result for mbreti zog

     

     

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690