Kosova

LDK reagon për propozimet e Albin Kurtit: Jemi gati

LDK reagon për propozimet e Albin Kurtit: Jemi gati

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh gatishmërinë për vazhdimin e bisedimeve më Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e institucioneve të reja. Pak pas deklaratës së Albin Kurtit lidhur me ndarjen e posteve dhe mbledhjes së Ista Mustafës me strukturat e partisë së tij, vjen deklarata se kërkohet të implementohet rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.

“LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet. LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit. LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve”, shkruhet në njoftimin për mediat.

Më tej LDK i bën thirrje VV-së që të reflektojë mbi bazën e barazisë së ndarjes së pushteteve:

“LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/albin-kurti-nuk-leshon-presidentin-por-ministrine-me-te-rendesishme/

http://www.tiranapost.al/negociatat-per-qeverine-kurti-takohet-me-thacin-ska-kthim-pas-do-doja-te-isha-10-vjet-me-i-ri-por-kjo-seshte-e-mundur/