• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Laura Efrikian: ‘Unë dhe Gianni Morandi humbëm një vajzë dhe ishte ai që ma dha lajmin’


    Ish-gruaja e Gianni Morandi-t, Laura Efrikian ka rrëfyer momentin më të vështirë të jetës kur humbi vajzën e saj.

    Laura Efrikian

    “Vajza jonë lindi 8 muajshe dhe jetoi vetëm 9 orë, unë as nuk e pashë. As Gianni nuk e pa. Në fund fare ai ma dha lajmin, më tha që nuk ia doli”, tha Laura e ftuar në “Vieni da me”.

    “Kur je shtatzënë, nuk e imagjinon më të keqen, sidomos kur je në të 20-at e tua. Je laurae sigurt që gjithçka do shkojë mirë. Pastaj ndodh të përballesh me një dramë. Mbaj mend pak gjëra. Sallën e lindjes, pastaj me kthyen në dhomë, lulet që më sollën dhe që pas ca orësh i hoqën infermieret. Gianni u tregua shumë i zoti. Gjeti fjalët e duhura për të ma dhënë lajmin. Ishim dy të rinj që e përballëm me një tragjedi”, shtoi ajo.

    *Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post