Showbiz

Larg syve të të gjithëve prezantuesja shqiptare radhiti dy djem brenda vitit

Larg syve të të gjithëve prezantuesja shqiptare radhiti dy djem

Ishte 13 tetori i vitit që shkoi kur Iva Mera solli në jetë djalin e saj të parë dhe fiks pas një viti, lindi një tjetër djalë. Krejt në heshtje, larg syve të medias, rrjeteve sociale dhe thashethemeve e bëri djalin e madh, akoma të vogël, Arturin, me një vëlla.

Me një llogari të thjeshtë fare, Iva ka mbetur shtatzënë që kur i biri ka qenë më pak se tre muajsh. Dhe kur ishte e ftuar në “Kush vjen për drekë”, ekzaktësisht në 22 shkurt, ka qenë vetëm një muajsh shtatzënë, ndaj edhe askush s`e kuptoi. Mbase as ajo vetë nuk e ka ditur.

[caption id="attachment_288936" align="aligncenter" width="642"](Iva Mera kur ishte e ftuar tek "Kush vjen për drekë". Foto nga YouTube)[/caption]

E as në intervistën e prillit, 3 muajshe, sërish nuk tregoi.

[caption id="attachment_288938" align="aligncenter" width="1153"](Iva Mera kur ishte e ftuar tek "Pasdite në Top Channel". Foto nga YouTube)[/caption]

Me një bebe një vjeç e një tjetër të porsalindur, Iva do ta ketë jo pak vështirë, ama do t'i rritë të dy njëherësh pa ia filluar nga e para.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.