• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Lanë njerëzit në rrugë pa Bashki, tani Basha do hyjë në zgjedhje me Ramën dhe lobon për integrimin


    Këtë qëndrim ndan ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri, i cili që pas djegies së mandateve të deputetëve dhe largimit të tij, vijon me kritika në statuse në Facebook, ku flet për një PD të përçarë.

    Në një intervistë për Report TV, Kulluri thotë se jemi në situatën kur opozita tashmë është e ç’bashkuar, la popullin opozitar rrugëve pa asnjë bashki e ndërsa tani do të hyjë në zgjedhje me Ramën. Referuar deklaratës së fundit të Bashës, Kulluri thotë: Bëjnë sikur s’ka ndodhur gjë ose bëjnë lobim për integrimin. Kujtojmë se dje në intervistë me News 24 Kryemadhi tha se hyjmë në zgjedhje, me ose pa Ramën.

    Kulluri u shpreh kështu:

    “Ministrat e Rames “hedhin topa me radare njeri-tjetrit” se kush kishte me shume pergjegjesi per trafikun e paprecedente te droges, kurse lideret e opozites luajne “e ka kush e ka me zgjedhjet”! Njera pale mori ne qafe njerezit duke e bere hashashin biznesin me te madh te 2013-2017 e kriminalizuar shoqerine, ndersa keta te opozites se “c’bashkuar” pasi lane popullin opozitar rrugeve pa asnje bashki, tani duan te hyjne ne zgjedhje me Ramen e bejne sikur s’ka ndodhur gje ose bejne lobim per integrimin! Turpi nuk eshte i ketyre por i atyre njerezve qe vazhdojne e bejne sehir duke u sherbyer e besuar!”

    Kulluri flet edhe për një lëvizje; Basha Ik, sipas tij të nisur pas zhgënjimit të demokratëve nga lideri aktual Basha: ka mbështetjen më të vogël që ka pasur ndonjëherë një kryetar partie. Djegia e mandateve dhe bojkoti i 30 qershorit sipas Kullurit i dhanë atij goditjen finale./ Tiranapost.al. E.B

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690