SPORT

Lamtumirë Janina, Andi Lila drejt Azerbaixhanit

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Andi Lila është drejt transferimit në Azerbaixhan.

Emri i klubit ende nuk është bërë publik, por marrëveshja mes palëve është 90% e përfunduar dhe pritet që në fillimin e javës tjetër pritet te zyrtarizohet edhe publikisht.

Kontrata e Lilës me Janinën skadon në qershorin e këtij viti dhe në Azerbaixhan ai do të transferohet si lojtar i lirë.

Rol vendimtar në këtë transferim i cili pritet të kryhet së shpejti ka patur edhe kapiteni i kombëtares Ansi Agolli, i cili falë njohjeve të tij në Azerbaixhan pasi luan atje prej vitesh, ka ndihmuar Lilën për të gjetur skuadrën e re.