• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 17 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Filma Sport Të gjitha

    Lamtumirë Jake LaMotta, boksieri që frymëzoi Robert De Niron në “Raging Bull”


    Është ndarë nga jeta në moshën 95 vjeçare legjenda amerikane e boksit Jake LaMotta, i cili shërbeu si frymëzim për Martin Scorcezen dhe Robert De Niron që të realizonin filmin “Raging Bull”, rol me të cilin De Niro fitoi çmimin Oscar në vitin 1980.

    I lindur e rritur në Bronx të New York, LaMotta ka qenë një nga boksierët më të fortë të brezit të tij dhe njihet për rrahjet e këqija që i bënte kundërshtarëve. Por ai kishte edhe një nofull të hekurt dhe mund të duronte grushte për raunde të tërë.

    LaMotta ka qenë kampion bote në peshën e mesme, dhe njihet për jetën problematike jashtë boksit, ndërsa raportet e mediave amerikane tregojnë se ai ka vdekur në një azil për shkak të komplikimeve të pneumonisë./Tiranapost.al