• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Personazh Të gjitha

    Lali Eri dhe Noizy përveshin mëngët dhe vënë përparëset    


    Sot në ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, kryebashkiaku Veliaj dhe Noizy janë kujdesur për njerëzit në nevojë.

    Ata si dy çuna të rregullt, kanë vënë përparëset, dorezat dhe kanë shërbyer ushqimin për të moshuarit e Qendrës Sociale “Të qëndrojmë së bashku”. Lali Erin e kishim parë, por Noizyn asnjëherë kështu.

    Veliaj dhe Noizy duke shërbyer për të moshuarit.

    “Jam shumë i lumtur që jam sot bashkë me Noizyn në ditën e Nënë Terezës, për t’u shërbyer atyre që nuk kanë të gjitha mundësitë që ndoshta ka shumica e Tiranës, që janë të moshuar dhe fëmijët i kanë larg. Në ditën e Nënë Terezës, mënyra më e mirë për ta përkujtuar atë është duke u shërbyer atyre që janë më nevojtarë. Sot bëmë diçka të vogël me dashuri të madhe, që shpresoj se do të kopjohet nga të gjithë. Besoj se kjo energji dhe kjo dashuri që na frymëzon vepra e Nënë Terezës, të lërë një impakt në qytetin tonë dhe në çdo cep të Tiranës ku ka nevojë për më shumë solidaritet”, tha Veliaj.

    Po ashtu Noizy ka falënderuar kryebashkiakun për këtë mundësi që ai i ka dhënë. Madje ai ka bërë edhe një status në Instgram ku thotë:

    “Doja të falenderoja mikun tim Shokun tim lali Erin që më bëri këtë ftesë të mrekullueshme, tu shërbeja këtyre prindërve tanë në moshë, sadopak.

    Thonë se bëhesh 2 herë fëmijë në jetë dhe duhet te kujdesemi deri në pikën e fundit për njëri tjetrin…/ E.D/ Copyright Tiranapost.al

    A post shared by NOIZY (@zinizin) on