Showbiz

Lajmi i shtatzënisë së Beyonce, ja si reagon John Legend

Lajmi i shtatzënisë së Beyonce, ja si reagon John Legend

John Legend i është bashkuar listës së atyre që kanë bërë urime duke përgëzuar Beyoncé dhe Jay Z për lajmin emocionues të shtatzënisë.  Legend reagon ndaj lajmit të shtatzënisë së Beyoncé dhe Jay Z në mënyrën më të këndshme. Ai thotë se kjo: ‘Është një gjë e mrekullueshme’. 36-vjeçari, fitues i çmimit “Grammy” ka shprehur lumturinë e tij për çiftin në një mbrëmje në “Super Boël” në Houston të premten, vetën pak ditë pasi Beyoncé habiti fansat duke shpallur Instagram se është shtatzënë me binjakë. “Jam i lumtur për ta,” tha Legend për “Entertainment Tonight”.  “Është një gjë e mrekullueshme. Ata tashmë e dinë këtë, megjithatë. Ata kanë tashmë një vajzë të mrekullueshme. E dinë se çfarë ndjesie është kjo dhe jam i entuziazmuar për ta.

john legend

Legend, i cili ka një vajzë 9-muajshe, Luna Simone me gruan e tij 31 vjeçare Chrissy Teigen e pranon se është i emocionuar nga mundësia e takimeve mes vajzës së tyre të vogël dhe binjakëve të Jay Z apo vajzës 5-vjeçare Blue Ivy. “Të shpresojmë se nga gjithë kjo do të krijohet pak muzikë,” thotë ai duke qeshur. Me prindërit superstarë si Legend, Teigen, Beyoncé dheJay Z, nuk ka dyshim se ky grup muzikor do të jetë më i talentuari që është parë ndonjëherë!