• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Lajmi për tërmet të fortë në mesnatë, kryeministri sulmon syri.net: Ky është një fakenews kriminal


    Disa portale dhe faqe kanë përhapur lajmin se një tërmet tjetër i fortë do pasojë mesnatën e sotme.

    Ata i referohen sizmiologut grek por në një intervistë për Top Channel ai nuk thotë në asnjë moment se do të ketë tërmet të fortë, por se ka gjasa për lëkundje të tjera sigurisht më të lehta. Vetëm ata që kanë shtëpi të dëmtuara nuk duhet të qëndrojnë: “Do të ketë vazhdimisht lëkundje për disa kohë. Dhe mundet që një prej këtyre lëkundjeve të jetë edhe me efekte shkatërruese, pasi nëse një shtëpi ose banesë është dëmtuar paksa edhe me një lëkundje me të lehtë mund të shëmbet. Do kujdes të veçantë në orët e ardhshme”, tha sizmiologu. (për më shumë lexo këtu)

    Postimi i Edi Ramës në Facebook

    Ndërkaq Edi Rama ka reaguar në faqen e tij me një screenshot të syri.net duke e quajtur lajmin fakenews dhe më shumë akoma një përpjekje kriminale që hap panik me lajme të rreme.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]