• Shqip
  • English
  • E premte, 17 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Lajmi i ditës, PSG i tregon “derën” Neymarit, piketon të preferuarin e Messit


    Paris Saint Germain është duke bërë planet sa i takon të ardhmes së disa nga yjeve që ka në gjirin e skuadrës.

    Sipas mediave franceze, parizienët në qendër të projektit të tyre kanë Kylian Mbappen dhe mund të shesin sulmuesin Neymar duke filluar nga sezon 2020. Në rast do të mbërrijë ndonjë ofertë e kënaqshme drejtuesit e Psg janë të gatshëm për ta lënë të lirë brazilianin. Nëse ndodh kjo, klubi kampion në fuqi në Ligue 1 do të synojë ËSadio Mane.

    Sulmuesi i Liverpool është duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me “The Reds” duke u pozicionuar në vendin e 4-tërt në garën për “Topin e Artë”. Manë ka një vlerë prej 150 milionë eurosh në tregun e transferimeve dhe nga shitja e Neymarit parat për të arritur tek senegalezi janë të garantuara.

    Sadio Mane është një nga futbollistët që adhurohet nga Lionel Messi kjo referuar deklaratave të yllit argjentinas kur pa që afrikani u rendit i katërti, pasi sipas katalanasit meritonte më shumë se kaq./XH.K

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post