RajoniMy AlbaniaTe gjitha

Lajme të mira nga BE. Shqipëria dhe Maqedonia do fillojnë më shpejt negociatat e pranimit


Komisioni Europian do rekomandojë që BE të fillojë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë sa më shpejt. Këtë shkruan Radio Evropa e Lirë bazuar në një draft-dokument të publikuar. Sipas REL, dokumenti është pjesë e raportit vjetor të zgjerimit të BE-së që do publikohet më 17 prill në Strasburg, që tregon progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë drejt anëtarësimit në BE.

Komisioni Europian në fakt ka rekomanduar fillimin e negociatave me Maqedoninë çdo vit, që nga viti 2009, por vendet anëtare të BE, veçanërisht Greqia kanë bllokuar gjithmonë bisedimet për shkak të çështjes së emrit, e cila ka sjellë tensione në marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit, që kur Maqedonia u bë shtet i pavarur në vitin 1991.

Athina kundërshton që fqinji verior të përdorë emrin Maqedoni, duke pretenduar se nënkupton pretendime territoriale në krahinën e saj veriore me të njëjtin emër.  Negociatat mes dy vendeve kanë arritur në një farë pike këtë vit, duke nxitur shpresat për të gjetur një kompromis që do të zhbllokojë rrugën e Shkupit për anëtarësimin në BE dhe NATO. Shkupi i mbijetoi edhe krizës politikë të prillit 2017, ku qindra protestues sulmuan parlamentin dhe dhunuan disa politikane, duke përfshirë kryeministrin aktual Zoran Zaev.

Që atëherë tensionet janë ulur, dhe letra nga komisioni ve në dukje se Maqedonia ka tejkaluar krizën e thellë politike dhe se vullneti për të ecur para është i pranishëm dhe një ndryshim pozitiv është parë në gjithë shoqërinë maqedonase.  Në të njëjtën kohë, shtohet se reformat e nevojshme strukturore janë një proces i gjatë që mund të marrë shumë kohë dhe se nuk mund të zbatohen brenda natës.

Dokumenti gjithashtu konfirmon se për herë të parë komisioni rekomandon hapjen e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë, e cila u bë vend kandidat zyrtar për në BE në  vitin 2014. Dokumenti thekson se reforma e administratës publike po konsolidohet, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe depolitizimit. Thuhet gjithashtu se janë ndërmarrë veprime të mëtejshme për të përforcuar llogaridhënien e institucioneve gjyqësore, nëpërmjet avancimit në zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse në drejtësi. Megjithatë,  Komisioni Evropian paralajmëron se “rezultatet e vazhdueshme, konkrete dhe të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jenë vendimtare për përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë”.

Mali i Zi filloi negociatat në vitin 2012 dhe ka hapur 30 nga 33 kapitujt apo fushat e politikave, në të cilat vendet aspiruese duhet të harmonizojnë legjislacionin e tyre me atë të BE. Podgorica gjithashtu ka përfunduar bisedimet mbi tre nga 30 kapitujt e hapur. Megjithatë, dokumenti nuk është vetëm pozitiv, pasi kërkohet që të bëhet më shumë punë për të konsoliduar besimin në kuadrin zgjedhor dhe vë në dukje lidhjen e ngushtë mes qeverisë dhe opozitës.

Për Serbinë, dokumenti shpreh shqetësime mbi një sërë fushash, ku kërkohet që Serbia të rrisë përpjekjet dhe të japë më shumë rezultat, në veçanti në drejtim të krijimit të një mjedisi të përshtatshëm për lirinë e shprehjes, në forcimin e pavarësisë dhe efikasitetit të përgjithshëm të sistemit gjyqësor dhe në përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar . Kush kryesor është procesi i normalizimit me Kosovën, një proces në mbikëqyrjen e BE-së që nga viti 2011.

E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën, por rruga e  Prishtinës për në BE është e komplikuar për shkak se  pesë vendet e BE-së; Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Dokumenti thekson se qeveria dhe asambleja e re e Kosovës duhet të  cin përpara me reformat dhe të arrihet konsensus mbi çështjet kyçe strategjike. REL, Tiranapost.al E.B

Macedonian Prime Minister Zoran Zaev (right) and the president of the European Commission, Jean-Claude Juncker, in Skopje on February 25