SPORT

Lajm i keq për Kombëtaren shqiptare. Dëmtohet rëndë Armando Sadiku

Lajm i keq për Kombëtaren shqiptare. Dëmtohet rëndë

Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku rrezikon që të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës.

Sulmuesi shqiptar pësoi një dëmtim në gju, gjatë ndeshjes miqësore që Levante luajti me Heerenven, të fituar me rezultatin 3-1, ku ai u aktivizua në pjesën e dytë, për të dalë nga loja në minutën e 70.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi spanjoll njoftoi se sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë, e do t’iu nënshtrohet testeve të tjera mjekësore.

Armando Sadiku shqetëson trajnerin Panucci dhe pjesën tjetër të stafit teknik të Kombëtares shqiptare kjo për faktin se në muajin shtator, Kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjet e saj të para të Ligës së Kombeve.

Ky post u realizua nga Eljona Ballhysa. Lajmi i referohet medieve ndërkombëtare.  Copyright Tiranapost.al.