Art dhe Kulturë

"Lajm i shkëlqyer Letra e KE për Teatrin e Ri"

"Lajm i shkëlqyer Letra e KE për Teatrin e Ri"

“Një lajm të shkëlqyer” e quajti kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj letrën e Komisionit Europian, me anë të së cilës i jepet fund ngërçit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, duke i hequr çdo alibi opozitës për ta kundërshtuar projektin.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Veliaj thekson se BE ka konfirmuar faktin që ligji për Teatrin nuk e shkel MSA-në. Ndaj, shprehet Veliaj, tani që pengesat kanë rënë, duhet t’i hapet rrugë zhvillimit të Tiranës.

[caption id="attachment_272429" align="aligncenter" width="1200"] Projekti i Teatrit të ri[/caption]

“Lajm i shkëlqyer Letra e KE për Teatrin e Ri! Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengojë progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë dhe më të mirë akoma! Tani që pengesat ranë, le të bashkohemi dhe të ecim përpara! #TiranaNukNdalet”, shkruan Veliaj.

Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i dërgoi një letër qeverisë në të cilën sqarohet se ligji i miratuar në Parlament nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por i sugjeron qeverisë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë.

[caption id="attachment_272428" align="aligncenter" width="1199"] Projekti i Teatrit të ri[/caption]

Në letër shkruhet se “Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshmërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë”, por nga ana tjetër, ajo shprehet se nuk ka asnjë shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, përkundër asaj çfarë ka deklaruar deri më sot opozita shqiptare./ Copyright Tiranapost.al

[caption id="attachment_272430" align="aligncenter" width="806"] Projekti i Teatrit të ri[/caption]

http://www.tiranapost.al/jep-ok-per-teatrin-ligji-nuk-shkel-msa-por-duhet-gare-e-hapur-edhe-per-kompanite-e-tjera/