Aktualitet

Lajm i mirë për fëmijët e Tiranës, në shtator hapen tre shkolla të reja    

Tre shkolla të reja do të hapen në shtator. Këtë lajm e ka bërë me dije kryebashkiaku, Erion Veliaj.

Ky i fundit na tregon edhe se ku do të ndërtohen dhe si do të quhen shkollat më të reja të kryeqytetit.

“Do hapim disa çerdhe dhe kopshte të reja si dhe do të rehabilitojmë një pjesë të madhe të shkollave. Në fund të verës do të hapim edhe shkollat e reja, shkollën ‘Ardian Klosi’ tek Bregu i Lumit, shkollën ‘Hoxha Tahsin’ pranë Pazarit të Ri dhe shkollën ‘Betim Muço’ në Kombinat. Gjithashtu, do të hedhim themelet e shkollës “Kosova”, një nga lajmet e shumëpritura për të gjithë komunitetin e njësisë Nr. 2”.

Gjithashtu një kënd tjetër lojrash po i shtohet fëmijëve. Ai është këndi i 19-të në Tiranë dhe ndodhet në zonën e Don Boskos. / Copyright Tiranapost.al

Veliaj inspekton kendin e lodrave te Don Bosko (1)