• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    L’agenzia di viaggi: Shqipëria, fytyra tjetër e Mesdheut


    Revista Italiane L’agenzia di viaggi, i ka dedikuar një artikull Shqipërisë, me titull: Shqipëria, fytyra tjetër e Mesdheut, dedikuar plazheve mahnitëse, gatimit, hoteleve dhe vendeve turstike që nuk duhen humbur. Revista sjell një përshkrim dhe histori të kulturës shqipare teksa fton të gjithë turistët italianë të vijnë e të shijojnë pushimet.

    ‘Lini pas çdo vend të zakonshëm, përqendrohuni në Shpipëri, të shkosh atje është mënyra më e mirë për të krijuar perceptimin italian të kësaj bote dhe këtij populli. Nuk është një shtet i ri, konservator dhe i varfër, më tepër një popull i ri, drejt së ardhmes dhe një vend me ekonomi në zhvillim e sipër (me rritje prej rreth 4%)’. 

    Plazhe të ngjashme me italianet dhe ato në Greqi, një kuzhinë që ka ruajtur traditat greke dhe otomane, madje edhe ato italiane në mënyrë shumë origjinale. Plazhet shqiptare janë kthyer në destinacion të favorshëm turistik. Kur flasim për Shqipërinë, gjëja e parë që të vjen ndërmend është deti, natyra, terreni shkëmbor dhe uji kristal. Shqipëria mund të konsiderohet si Puglia e Ballkani’, shkruan ndër të tjera revista italiane e sjellë në vëmendje edhe nga ministri i Turizmit Blendi Klodi i cili ka bërë një postim në Instagramin e tij ku shkruan:

     “Shqipëria, fytyra tjetër e Medheut”- është artikulli më i fundit dedikuar mundësive fantastike që vendi ynë i ofron turistëve të huaj. Natyra, historia, kultura, kulinaria, mikpritja kanë frymëzuar revistën italiane “L’agenzia di viaggi” që të sjellë një përshkrim plot ngjyra për Shqipërinë. Portali fton turistët italianë që të vizitojnë vendin tonë pasi kur “të hyjnë në Shqipëri, do të lënë pas çdo vend të zakonshëm”. #smilealbania😀’

    Linkun e plotë origjinal të artikullit e gjeni këtu. Tiranapost.al. E.B