Showbiz

Lady Gaga vendos të veshë pantallonat e të flasë si burrat

Lady Gaga vendos të veshë pantallonat e të flasë si burrat

Të jesh e famshme në Hollywood nuk është aq e lehtë dhe e thjeshtë, sa ne pretendojmë. Lady Gaga, e veshur me një kostum burrash, xhaketë e pantallona oversize, foli për të gjitha vuajtjet që ka kaluar përgjithësisht prej burrave.

[caption id="" align="aligncenter" width="634"]Teary-eyed: The 32-year-old singer was introduced onto the stage by Jennifer Lopez and grew emotional as she addressed the star-studded audience(Lady Gaga gjatë takimit)[/caption]

Foli për abuzimet seksuale, e gjithë pasojat që i kanë sjellë. Që nga ç`rregullimet në të ngrënë e deri tek ankthi e depresioni. Megjithatë ajo tha se do të jetë dora ndihmëse për të tjera gra që mund të kenë nevojë për ndihmë: “Të qenurit pjesë e Hollywood-it do të thotë të kesh një shans për të bërë një ndryshim , për të qënë një dorë ndihmëse për të gjithë njerëzit në nevojë, në mënyrë që ata të mos kalojnë të njëjtën vuajtje”, tha ajo.

*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.