• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Lady Gaga më në fund pranon: Si e sajuam lidhjen me Bradley Cooper


    Në fillim të vitit Lady Gaga dhe Bradley Cooper bënë që të gjithë të flisnin për ta: jo vetëm për filmin “A star is born” që realizuan së bashku, por mbi të gjitha për historinë e përfolur që duhej të kishte nisur në sheshxhirim për të vijuar edhe jashtë tij.

    “Mendoj se një pjesë e shtypit u tregua shumë pa mend”, ka pohuar Lady Gaga në një intervistë që i ka dhënë Oprah Winfrey-it në kopertinën e “Elle” të edicionit amerikan. “Na duhej të ndërtonim një histori dashurie dhe është normale që objektivi ynë të ishte krijimi i një lidhjeje, që të dukej sa më reale që të ishte e mundur. Dhe është normale që edhe në skenën e çmimeve “Oscar” të transmetohej e gjithë ajo dashuri: donim që publiku t’i perceptonte ato ndjenja”.

    Dhe pikërisht kështu shkoi, Gaga dhe Bradley në skenë ishin kaq mallëngjyes. E kishim studiuar gjithçka në detaje. “Nëse do të kishim pasur me të vërtetë një histori dashurie nuk do të kisha qenë kurrë në gjendje t’i bija pianos bashkë me të. Në fund të këngës “Shallow” publiku na duartrokiti”.

    Pra ja ku u ul edhe sipari mbi thashethemin më elektrizues të vitit nga vetë Lady Gaga, që pasi u nda me të fejuarin historik Christian Carino duket se e ka gjetur lumturinë tek tekniku i zërit Dan Horton. Pak më ndryshe çështja e Bradley-t: zonjusha në krah të tij vijon të mbetet e bija Lea./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post