Aktualitet

Laç, Shkodër, shtëpi, kishë. Ja destinacionet e Pashkëve të politikanëve

Laç, Shkodër, shtëpi, kishë. Ja destinacionet e

Besimtarët e krishterë në gjithë botën festojnë sot Pashkët dhe mesazhet janë nga më të ndryshmet. Politikanët tanë kanë uruar gjithashtu, dikush nga shtëpia me një foto të vezëve të ngjyrosura, dikush tjetër me video-Live nga vende të shenjta si Kisha e Shna Ndout Laç e të tjerë që kanë shkuar në vendet e tyre të lindjes, me video të postuara nga ku dëgjohen kambanat.

Kryeministri Rama postoi një foto të veçantë, të Memorialit në Kuvendin e Troshanit, ku mësoi, u rrit dhe dha më pas mësim At Gjergj Fishta.

Rama shkruan:

MIRËMËNGJES ? dhe me këtë pamje të Memorialit në Kuvendin e Troshanit, ku mësoi, u rrit dhe dha më pas mësim At Gjergj Fishta, ju uroj PASHKË TË GËZUAR ?

Presidenti Ilir Meta, duket se ka uruar nga shtëpia. Ai ka postuar një foto të tij dhe në urim i drejtohet të gjithë besimtarëve katolikë dhe ungjillorë.

Meta shkruan: Të dashur besimtarë katolikë dhe ungjillorë! U uroj nga zemra ju dhe të gjithë shqiptarëve: Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët, festën e Ringjalljes, festën e jetës dhe të dritës!  Falë besimit të palëkundur në Zot, që ripërtërihet e shumëfishohet në këtë ditë të shenjtë, le të rigjejmë brenda vetes dhe shoqërisë sonë, forcën dhe kurajon për të menduar, jetuar dhe punuar në harmoni e begati, sinqeritet, solidaritet e bashkëpunim, për një të nesërme më të mirë, për të ardhmen e lumtur të vendit e popullit tonë.

Festa frymëzuese e Pashkëve është një moment reflektimi. Kjo ditë e shenjtë na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta, jo vetëm para Zotit, por edhe ndaj njëri-tjetrit, çdo ditë e parreshtur, duke u përpjekur që krahas bashkëjetesës së shkëlqyer fetare, t'i vërtetojmë botës e familjes europiane se vlerat e vyera të kombit tonë me të cilat krenohemi, triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh. Jam i bindur se shqiptarët gjithmonë kanë pasur aftësinë e mençurinë, por edhe kanë ditur të gjejnë mirëkuptimin e të forcojnë bashkëpunimin për hir të interesit kombëtar.

Sot gjithashtu kemi nevojë të reflektojmë për më shumë vëmendje edhe ndaj shtresave në nevojë, të pamundurve e të sëmurëve, fëmijëve e të moshuarve, të cilët meritojnë solidaritet e dashuri më të madhe prej nesh.

Në vigjilje të kësaj dite të shenjtë, uroj që mbarësia, paqja, begatia dhe lumturia të mbizotërojë tek familjet tona!

GËZUAR PASHKËT??

Image may contain: 1 person, suit

Kreu i PD Lulzim Basha doli Live në Facebook nga Kisha e Shna Ndout në Laç, ai uroi shqiptarët për Pashkët dhe bëri thirrje për bashkim kundër padrejtësive. Ndër të tjera  Basha tha: Lutem për të gjithë bashkëqytetarët e mi, veçanërisht për ata në nevojë, për të vobektit, për të sëmurët edhe familjarët e tyre, për ata që vuajnë padrejtësitë. Lutem që kjo ditë e Ringjalljes së Krishtit të jetë dita e ringjalljes së shpresës nën drejtimin e Zotit fuqiplotë. Sot kam një urim për të gjithë shqiptarët kudo që janë që Zoti të na bashkojë kundër padrejtësië, për tu bashkuar të gjithë se vëllezër dhe motra nën Perëndinë, për një Shqipëri të paqes dhe të së ardhmes më të mirë.

Rudina Hajdari, e cila ka krijuar edhe partinë e saj të re 'Bindja Demokratike' dhe regjistrohet nesër në KQZ, ka shpërndarë fjalimin e fortë të Imzot George Frendos i cili u bën apel politikanëve se kanë detyrë morale të angazhohen për një zgjidhje të drejtë.

Statusi i zonjës Rudina: Me këtë mesazh kuptimplotë të Imzot George Frendos, ju uroj Gëzuar Pashkët!

Imzot George Frendo: MESAZHI PËR PASHKËT (2019) Te dashur degjues, Gezuar Pashket!

Sivjet po kremtojmë Pashkët në një moment shumë kritik dhe të tensionuar në Shqiperi. Unë nuk jam politikan, por si bari që i do Shqipërinë dhe Shqiptarët, nuk mund të hesht përballë kësaj situate. U bëj apel të gjithë politikanëve: kanë detyrë morale të angazhohen për një zgjidhje të drejtë. Le të shqetësohen më shumë për të mirën e përbashkët sesa për pozitën që kanë. Situata tashmë është shumë e rënde, por më shumë të zgjasë, më shumë të mëdha do të jenë pasojat për popullin. NUK DUAM VETËVRASJEN E KOMBIT!

Krishti i ngjallur, në takimet e tij me njerëzit e shumtë, pati gjithmonë të njëjtin urim: “Paqja me ju!” Atyre që mbajnë inat në zemrat e tyre, që merren me ndjenja hakmarrjeje, Krishti u thotë: “Falni, ashtu si unë ju kam falur”. Atyre që protestojnë me dhunë dhe vandalizëm, i kujton fjalët e tij drejtuar Pjetrit: “Të gjithë ata që rrokin shpatën, nga shpata do të vdesin”. Dhe atyre që kanë autoritet politik i kujton se, në darkën e tij të fundit, pasi i lau këmbët e apostujve, u tha: “Ju dhashë shembull që, sikurse ju bëra unë juve, të bëni edhe ju”. Përfaqësuesit e popullit duhet të jenë shembull për popullin.

Ditmir Bushati, ish ministri i Jashtëm ndodhet në Shkodrën e tij. Nga videoja që ka postuar, dëgjuam këmbanat e Kishës.

Bashkëngjitur me videon, Bushati shkruan: Gëzuar Pashkët! Happy Easter! #Shkodra

View this post on Instagram

Gëzuar Pashkët! Happy Easter! #Shkodra

A post shared by Ditmir Bushati (@ditmir.bushati) on

Mesila Doda ka postuar një foto me vezë të zbukuruara dhe uron shëndet dhe mbarësi në familjet e shqiptarëve. Mesila Doda shkruan: Gezuar Pashket! Fuqia e Hyut qofte me ju çdo dite. Shendet e mbaresi ne familjet tuaja!

Ardhtë e bardhë dhe e begatë për të gjithë besimtarët katolikë!, ishte ky urimi i Blerina Gjylametit bashkë me një foto me vezë e nga ku lexohet: Gëzuar Pashkën.

Kryetari  i Kuvendit Gramoz Ruçi uron thjeshtë besimtarët: Gëzuar Pashkët dhe me një foto me lule shumëngjyrëshe dhe vezë të pikturuara.

Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla poston një foto në Instagram.

Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuq e Zi përcolli këtë mesazh që në mesnatë. / Copyright/ Tiranapost.al. E.B