Aktualitet

Laboratori i helmit të Rusisë ekziston, kam punuar aty! Sky News nxjerr intervistën e njeriut që ende i dridhen duart

Rusia mohon përfshirjen në sulmin ndaj ish spiunit rus dhe vajzës së tij me helmin e famshëm Novichok, që mendohet të jetë prodhuar në Rusi.  Megjithatë  Sky News ka publikuar një intervistë me një njeri që thuhet se luajti rol kyç në zhvillimin e agjentit nervor dhe programit të Novichok. John Sparks, gazetari i Sky News shkoi në Rusi për ta vizituar, ai përshkruan edhe vendin pa e përmendur emrin, tregon për një qytet modest me banorë të tillë dhe në fund takoi shkencëtarin. Emri i tij është Vladimir Uglev i cili u tregua i gatshëm të fliste për rolin e tij në programin e Novichok.

Ja si shkruan Sky News: Studiuesi 71-vjeçar në pension nuk donte të më takonte në shtëpinë e tij, por e gjetëm duke pritur në një stacion autobusi pranë autostradës  kryesore, i veshur mirë nga moti i ftohtë. Por Uglev ishte i përgatitur të fliste për karrierën e tij në një laborator të fshehtë qeveritar në rajonin e Saratov. Kam punuar në një laborator të fshehtë qeveritar në rajonin e Saratov, kam punuar atje deri në vitin 1993. Amerikanët më kërkuan të vazhdoja të punoja dhe më ofruan një punë në qeverinë ruse, por unë nuk pranova.  Më vonë, Uglev tha se ai shpiku dy nga katër substancat të cilat më vonë u klasifikuan si agjentë novichok në vijim të programit  të udhëhequr nga shkencëtari tjetër Pyotr Kirpichev.

Vladimir Uglev and he told Sky News he was willing to talk about his role in the novichok programme.

Vladimir Uglev

"Isha në laboratorin e Kirpichev në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Disa ishin marrë me krijimin e dy substancave për më shumë se dhjetë vjet, por nuk arritën asgjë, ndërsa unë e krijova në vetëm tre muaj”. E pyeta ish shkencëtarin se si ndihej për këtë. “Kam punuar 15 vjet në atë gjë, jo vetëm me Novichok por edhe me projekte të ndryshme.

‘Nëse një agjent nervash "ushtarak" ishte përdorur në Salisbury  ndaj Sergei dhe Julia Skripal ata do kishin vdekur menjëherë’. Por ish shkencëtari më tha se varet nga sasia e lëngut, ose sasia e pluhurit, agjentët Novichok janë prodhuar në të dyja versionet. Ai ka pak shpresë për Sergeyn dhe vajzën e tij Yulia se mund të mbijetojnë. Ai e di se çfarë efekti ka Novichok pasi aksidentalisht është ekspozuar fare pak në dy tri raste. Uglev mendon se është anëtari i fundit i gjallë i ekipit i cili krijoi helmin në Bashkimin Sovjetik ." Ende më djersisin duart nga ekspozimi fare pak i helmit, kam frikë për Sergei dhe vajzën e tij".

Sergei Skripal and his daughter Yulia

Sergei Skripal dhe vazja Yulia 

http://www.tiranapost.al/po-me-merr-jeten-ajo-qe-krijova-vete-shkencetari-dhe-historia-e-helmit-rus-me-te-famshem-te-momentit/