Aktualitet

Laboratori i drogës në Has/ Jepen masat për 5 të arrestuarit

Laboratori i drogës në Has/ Jepen masat për 5 të arrestuarit

Jepet masa e sigurisë për 5 të arrestuarit në lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Has.

Masa 'Arrest me burg' jepet nga Gjykata e Kukësit për Xhavit Shuti, Flamur Çela dhe Vehbi Barushi. Masa 'Detyrim paraqitje' jepet  për Anila Shtyin, ndërsa për Mustaf Shutin masa 'Arrest shtëpie'. Laboratori i drogës u zbulua ditën e premte. Siç e shihni nga emrat, mes të arrestuarve, 3 persona janë pjesë ë të njëjtës familje me mbiemrin Shyti. Pikërisht në banesën e tyre u gjend laboratori drogës.

Të arrestuarit mbërritën në orën 12:00 në Gjykatën e Shkalles së parë të Kukësit nën masa të forta sigurie.  Prokurori i çështjes, Etmond Karriqi kërkoi ‘arrest me burg’ për të 5 të ndaluarit e këtij rasti, të cilët akuzohen për posedim, përpunim e trafikim të lendeve narkotike në bashkëpunim.  / Tiranapost.al 

http://www.tiranapost.al/laboratori-100-kg-heroine-ne-pese-persona-ne-pranga/

http://www.tiranapost.al/laboratori-droges-ne-mes-te-arrestuarve-edhe-nje-biznesmen-turk/

http://www.tiranapost.al/video-nga-megaoperacioni-vol-vo-4-si-u-zbuluan-4-grupet-kriminale/