• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha YouPost

    La France (1913) Deklarata e Ismail Qemalit nga Vjena për Dukën e Montpensierit dhe Kosovën


    Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Nëntor 2019

    “La France” ka botuar, të shtunën e 12 prillit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratat e Ismail Qemalit nga Vjena për Dukën e Montpensierit dhe Kosovën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

    Çështja shqiptare

    Një kërkesë nga Ismail Qemali

     

    Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

    Vjenë, 11 Prill. – Ismail Qemali mbajti deklaratat në vijim : “Duka i Montpensierit erdhi në Vlorë pjesërisht për kënaqësinë e tij; ai dha 1000 franga për të varfërit e qytetit. Duka më tha që donte të aplikonte për fronin e Shqipërisë; Unë refuzova t’i premtoj mbështetjen time.

    Lajmi i publikuar nga një gazetë pariziane, sipas të cilit Duka i Montpensierit është shpallur Dukë i Shqipërisë, është i pabazuar.” Ismail Qemali shtoi se ai ishte larguar nga Vlora për të protestuar personalisht ndaj kancelarive evropiane kundër mospranimit të Kosovës në Shqipëri.

    https://www.darsiani.com/la-gazette/la-france-1913-deklaratat-e-ismail-qemalit-nga-vjena-per-duken-e-montpensierit-dhe-kosoven/ Tiranapost.al

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post