Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Kylie Jenner dhe bashkëshorti i saj nuk kursehen fare, i bëjnë vajzës dhuratën 25 milionë dollarëshe


Me një mama shumë të pasur për moshën që ka, nuk mund të mos priten luksozitete të tilla për vogëlushen Stormi.

Kylie Jenner dhe bashkëshorti i saj, Travis nuk janë kursyer fare në bërjen e një dhurate të personalizuar për vogëlushen e tyre Stormi: një karrige që kushton plot 25 milionë dollarë. Ajo është e punuar nga vëllezërit Humberto dhe Fernando Campana dhe është blerë në një galeri artesh gjatë ‘Miami Design Week’. Gjithashtu në video, mami Kylie shfaqet duke i dhënë vajzës edhe një çantë Louis Vuitton.