Aktualitet

Ky tipi fantastik që njohe në plazh është flirt veror apo dashuri e vërtetë?

Vera ta sjell vetë në derë ndonjë dashuri pa e pasur fare në plan. Plazh, pushime, njohje të reja dhe një tip që të ka rrembyer gjithë vëmendjen. Vetëm se është ai momenti kur edhe pasi kanë kaluar disa javë ti nuk e kupton dot nëse është vetëm një lidhje kalimtare verore apo diçka e rëndësishme ka nisur? Ka disa shenja nga të cilat mund të kuptosh fare lehtë. Por meqë ty t’i ka marrë mendtë dashuria, po t’i rëndisim ne një e nga një…

Më thua si puth, të të të them nëse është dashuri

Puthja është pasion, intimitet, thellësi. Por mund të jetë edhe çelësi për të kuptuar sa afrimitet ka mes jush dhe sa mund të zgjasë. Nëse gjatë kohës që putheni kupton se ai nuk e lë veten të lirë, nuk i mbyll sytë dhe shkëputet i pari, bëj qejf sa të duash, por dashuri s’ke këtu.

Nuk përdor kurrë të ardhmen

Një tjetër sinjal: ai nuk i përdor kurrë foljet në kohën e ardhme. Nuk bën plane për t’u parë pas pushimeve dhe nuk mendon më shumë se tani për tani. Mund të jetë një shenjë që kjo  që po përjeton me ty është diçka e  përkohshme.

selfie

Flet vetëm për veten

Dy gjëra ka: ose është egocentrik, siç shumica e burrave janë, ose nuk është i interesuar të dijë ndonjë gjë më shumë për ty.  Në të dyja rastet mos u mpreh të kesh fishekzjarre. Mund të jetë thjesht një aventurë verore.

I intereson vetëm seksi

Të rri gjithë ditën ngjitur dhe shpreh vetëm dëshirën për seks. Nuk arrini të mbaroni as një bisedë 5 minuta, se gjithçka do rrotullohet rreth seksit. Përjashto rastet kur ti je duke i thënë diçka eksituese. Ok, vera, plazhi e krijojnë atë lloj atmoshere por ndoshta djaloshi nuk është i interesuar për tjetër gjë veç seksit.

Nuk i përkushtohet kënaqësisë tënde

Këtu është diferenca thelbësore mes seksit dhe dashurisë. Nëse kur kaloni kohën bashkë ai kujdeset vetëm për kënaqësinë e tij, pa t’u përkushtuar e pa të dedikuar kohë, ka shumë mundësi që kjo nuk është dashuri.