BotëTe gjitha

Ky plazh të mahnit nga bukuria, por të merr edhe jetën! Ja çfarë i ndodhi këtij çifti


Një çift me origjinë nga Britania dhe Australia kanë humbur jetën në Portugali, pasi po bënin një selfie në një plazh turistik. Sipas The Guardian çifti ka humbur ekuilibrin pasi ndodheshin në majë të një shkëmbi e më pas kanë rënë. Gazeta portugeze ‘Correio da Manhara’ e Portugalisë raportoi se çifti kishte ndërruar jetë në vendngjarje, në Praia dos Pescadores pranë Ericeira, një vendpushim piktoresk në bregun perëndimor të vendit.  Nga informacionet e deritanishme, çifti janë mes moshës 30 vjeç, gruaja dhe 40 vjeç burri. Ishte pastruesi i plazhit i cili pa trupat qëpas hetimit u zbulua se  kishin rënë nga mbi 30 metra lartësi. Nuk është hera e parë që turistët bien dhe vdesin në përpjekje për të bërë një Selfie në atë vend, që në mënyrë misterioze është aq i bukur sa i tërheq njerëzit dhe i shtyn për të mos u larguar pa bërë foto./ Marrë nga The Guardian, përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami. 

Image result for Praia dos Pescadores