Aktualitet

Ky i Meghan-it nuk ishte thjesht një fustan. Givenchy sapo bëri revolucionin e dytë

S'kam ç'të vesh sot! Sa herë e ke thënë? Dhe pastaj sa herë ke zgjedhur të përhershmin fustan të zi? Fustanin e vogël të zi, që Givenchy e futi me aq elegancë në dollapët e të gjitha vajzave pas filmit mitik Breakfast at Tiffany?

[caption id="attachment_228895" align="aligncenter" width="616"] BREAKFAST AT TIFFANY'S, Audrey Hepburn, 1961[/caption]

I thjeshtë deri në madhështi, po të kopjonim Kadarenë. I bukur deri në domosdoshmëri po të përshkruanim gardërobën e çdo vajze. A ka një që nuk e ka blerë kurrë një fustan të zi? Një fustan të vogël të zi? Me siguri që jo.

Po dje e dini se çfarë ndodhi?

Bota u çmend për së dyti. Sepse në dasmën mbretërore, teksa gjithë bota i kishte sytë nëpër ekrane, Meghan Markle, vajza që Princi Harry i Britanisë së Madhe zgjodhi për nuse, u shfaq me fustanin e nusërisë më të thjeshtë në botë. Kush e mendoi se fustani i saj i nusërisë do ishte veç bardhësi e asgjë tjetër? Se nuk do të kishte mbi të as perla, as diamnate, aq qëndisma, as shkëlqim... asgjë prej gjëje?

https://www.instagram.com/p/Bi_-8q2gKoY/?taken-by=kensingtonroyal

Nuk e dimë se ç'mund të ketë menduar bota dhe se ç'priste që Meghan të vishte, por në shtëpinë e modës Givenchy ideja ishte e qartë. U krijua fustani i vogël i bardhë  57 vjet pas Breakfast at Tiffany dhe iu vesh nuses më të re mbretërore, që iu paraqit botës si imazhi më i pastër deri më tani.

Një tjetër Audrey Hepburn, që ditën e saj të dasmës veshi këtë fustan nusërie kaq të ngjashëm me fustanin e Meghan-it, veçse u desh të vinte kjo epokë që bota femërore të ketë dy veshje shpëtimtare të krijuara nga Givenchy: black dress dhe white dress. Tani po, ke se ç'të veshësh.