Showbiz

Ky fustan kult në Hollivud kushton 345 dollarë. Ti mund ta blesh 30

Ky fustan kult në Hollivud kushton 345 dollarë. Ti mund ta blesh 30

Meghan Markle, asokohe e fejuar me Princin Harry, kishte veshur një fustan të vogël të zi, shumë të thjeshtë, me një rrip rreth belit, me rastin e Commonwealth Women Empowerment në Royal Aeronautical Society të Londrës, në vitin 2018. Dhe pa dyshim tërhoqi syrin e të gjithë fansave të saj që donin me çdo kusht veshjen e Dukeshës së ardhshme të Sussex.

Meghan, megjithatë, nuk ishte e para. Para saj ky model i thjeshtë u vesh nga Jakie O. Fustani me emrin Drape Knee-Long Dress i markës Los Angeles Black Halo, është veshur në variantin e ngjyrës së bardhë nga Blake Lively dhe Kim Kardashian, në 2007, në ngjyrën kafe nga Scarlett Johansson në një skenë nga filmi Iron man 2 në 2010, dhe, në të njëjtin vit në një blu elektrike nga Britney Spears dhe Katherine Heigl.

Edhe pse veshja nuk ka një çmim të lartë (në të vërtetë kushton 345 dollarë dhe mund ta gjeni në shitje në dyqanin online të markës), sot Amazon ofron një version me kosto të ulët, vetëm 30 dollarë, të markës MUXXN. E disponueshme në 18 variante ngjyrash, ajo ka një jakë të çrregullt dhe të njëjtën formë të shtrënguar rreth trupit që nxjerr në pah siluetën.

Vetëm rripi mungon, por që mund të jetë një opsion stili, për t'u vendosur apo jo, në varësi të rastit në të cilin dëshironi të vishni fustanin e vogël të zi "alla Markle", i cili është ende një artikull kulti në Hollywood./Tiranapost.al