Aktualitet

Ky është populli që nuk e kap ora 9 e mëngjesit pa mallkuar

Nuk është më çudi të thuhet se kohët e fundit njerëzit përjetojnë pak më shumë stres se më parë. Kemi dëgjuar shumë psikologë apo ekspertë teksa na këshillojnë që të largojmë stresin duke përdorur metoda të ndryshme, si aktivitetet sportive, yoga, shëtitje nëpër parqe apo meditime.

Në të kundërt, ata paralajmërojnë se stresi do ndikojë negativisht në shëndetin tonë. Por amerikanët nuk i respektojnë këshillat e ekspertëve. Për të larguar stresin, ata, siç e tregon New York Times, përdorin fjalor ‘paska të pisët’. Amerikanët e fillojnë ditën duke mallkuar, duke thënë shprehjet si “e marrte dreqi”, ‘të shkojë në dreq, apo me fjalë më të rënda”.

Rezulton se një në katër amerikanë nuk e kalojnë orën 9 të mëngjesit pa mallkuar dhe kjo siç thonë ata, i ndihmon për të larguar stresin. Sipas studimit të publikuar, rezulton që amerikanët stresohen edhe për gjërat më të vogla të mundshme dhe më pas fillojnë të shfryejnë më fjalorin e tyre./ Tiranapost.al E.B