Aktualitet

Ky është lloji i burrit që ta mpin trurin

Burrat narcisë. Ata për të cilët të vetmet përmasa që kanë rëndësi janë ato të egos së tij të pamatë. Ja ca këshilla për të mësuar t’i njohësh, neutralizosh dhe të sillesh me ta. Gjithmonë në avantazhin tënd

Një burrë narcis njihet mbi të gjitha nga egoja e tij, pa kufij, i pandjeshëm, triumfues. Karakteristika e tij kryesore është arroganca. Nga ana tjetër, një burrë narcis është një manipulues i lindur. Shfaqet si një person ekstremisht tërheqës, pak tendencioz sa për lezet, me një inteligjencë mbi mesataren normale, jashtëzakonisht brilant dhe gazmor. Shkurt, ta mpin tërësisht trurin, nëse ky është qëllimi i tij. Por sa keq që t’i rrish pranë (supozohet që t`i arrin ta bësh një gjë të tillë) mund të mos jetë edhe aq ngazëllyese. Përkundrazi, rezulton një mision tejet i vështirë, për të mos thënë i pamundur.

burri sexy

Ok, tashmë ti e ke takuar një burrë të tillë dhe ndoshta ndihesh edhe kokë e këmbë e dashuruar me të (e kanë edhe këtë aftësi!). Atëherë ulu dhe bëj ca llogari të thjeshta. Nëse vërtet e sheh të pamundur që t’ia mbathësh nga sytë këmbët, atëherë ki parasysh se rregulli numër një është: egoja e tij vjen para së gjithash. Nuk ka rëndësi se sa mund të të dojë ty, egoja e tij është gjëja më e rëndësishme. Për të arritur të krijosh një lidhje me të, veç të tjerash, është e rëndësishme të kuptosh logjikën e tij të të sjellurit dhe të mos e lësh veten të shtrydhesh nga personaliteti i tij ezaurues. Dhe ja ku i vjen radha një strategjie, e cila në një rast të tillë shtë e domosdoshme. Pa një plan veprimi, vështirë se mund të arrish të krijosh një lidhje normale me një narcis. Ndaj, futju punës. Në fund të fundit, në luftë dhe në dashuri gjithçka lejohet…!

1 – Mos u anko

Të jetosh ose të punosh me një narcis është shumë e lodhshme dhe kërkon një impenjim të përditshëm shumë të madh. Për të mos thënë një disiplinë marciale. Ndaj është thelbësore t’i futesh punës që të jesh dhe të ndihesh gjithmonë mirë. Ta lësh veten të të marrë rrjedha, me një narcis është lëvizje fatale. Domethënë të mori lumi. Nëse vërtet të duhet të qash e ankohesh apo të shkulësh flokët, bëje kur ai të mos jetë vërdallë.

2 – E zonja, por jo shumë

Kur jeta të lidh kokë e këmbë me një narcis, përpiqu të jesh gjithmonë e aftë: është një cilësi femërore që një tip si ai e çmon shumë dhe ngelet i magjepsur. Duke qenë  natyrë ambicioze, do t’i tregosh se je në lartësinë e duhur për të fituar admirimin e tij. Por bëj kujdes. Kjo nuk do të thotë që të guxosh të konkurrosh me të. Zotësia jote nuk duhet ta vendosë në vështirësi, përndryshe tek ai do të fillojë të vihet në funksion një mekanizëm zhvlerësimi.

3 – Mos mbaj shpresë tek “seksi i dobët”

Të iantosesh me një narcis nuk është gjë e rrallë, por kur ndodh, të kapesh pas ndjesive të fajit dhe sentimentalizmave, mund të rezultojë falate. Narcisi nuk e ka idenë se çfarë është ndjesia e fajit dhe ndjedhmëria në përgjithësi, domethënë nuk e ka aftësinë që të vihet në vendin e tjetrit. Më mirë shfry inatin sesa t’i kundërvihesh me trishtim, duke u ankuar si një qenushe e rrahur. Nëse ti i tregon se ke një karakter të fortë, të vendosur, pavarësisht zënkave do të arrish të fitosh vlerësimin e tij.

burri

4 – Bëj të vështirën

Narcisi është një tip lunatik, që dashurohet çmendurisht dhe pastaj harron sa hap e mbyll sytë. Nuk të dashuron më, edhe pse të është dukur i çmendur pas teje. Duke e pasur parasysh këtë karakteristikë, një grua që kërkon të fusë në thes një narcis duhet të mësojë të luajë rolin e të vështirës. Ta mbajë vashdimisht nën tension. Sepse për narcisin joshja duhet të rezultojë një sfidë e vërtetë, domethënë një mundësi për t’i treguar për të disatën herë vetes se sa i zoti është. Bën për vete dhe atë që duket e pakapshme. Por ti nga ana jote nuk duhet ta ekzagjerosh dhe të behesh e paarritshme, sepse narcisi pëlqen vetëm sfidat që është në gjendje t’i fitojë, sepse vetëm kështu do të ndihet triumfues. Mënyra më e mirë është të luash me një sistem provash dhe shpërblimesh, duke e simuluar vazhdimisht partnerin me sfida të reja dhe pastaj ta kënaqësh, pak a shumë si në një vdeogame.

5 – Mëso artin e hollë të manipulimit

Ai dhe egoja e tij duan të kenë prioritet dhe të komandojnë jetën tënde? Atëherë motoja jote duhet të jetë: ai komandon, unë vendos. Që ta arrish këtë, kërkon vërtet zotësi - tipike femërore, e njohur gjerësisht nga ne femrat – të dominosh nga poshtë, që do të thotë të marrësh nga tjetri atë që do, por në mënyrë indirekte. Mbi të gjitha, për të vënë në praktikë këtë strategji nuk duhet të tregohesh kurrë e dobët dhe të dish të bësh edhe një hap mbrapa në momentin e duhur. Pastaj është e nevojshme të mësosh të sugjestionosh. Për shembull: nëse përpiqesh t’i vendosësh rregulla narcisit – të shtunën do bëjmë pazar – sot do shkojmë për darkë tek X ose Y – ai do të rebelohet, sepse nuk do të ndihet më protagonist. Por nëse gjithçka i jep përshtypjen se kjo ishte një ide e tij, atëherë gjithçka do të shkojë fjollë. Gjithçka që ti duhet të bësh është sugjerimi, t’i japësh spunton. Patsaj do të jetë ai që do të marrë vendimin (tënd). Ose nëse dëshiron që ai të bëjë diçka për ty – gjë që është shumë e vështirë, po të kesh parasysh egoizmin e tij- luaj me kartën e pritshmërisë: duke i kujtuar faktin që ti je speciale për të, ai do të ndihet i gatshëm që mos të të zhgënjejë, në mënyrë që të jetë në lartësinë e durur. Dhe në fund, mos harro se narcisët janë persona vërtet shumë stimulues dhe kuriozë. Por ndonjëherë janë aq shumë konfuzë. Dhe është detyra jonë që të vëmë rregull. Gjithmonë pa rënë në sy tek ta…