Te gjitha Tech

Ky është aplikacioni që gjurmon gratë ngado që shkojnë dhe është bërë problem


Absher është një aplikacion që i lejon burrat të gjurmojnë gratë dhe ti pengojnë më pas, nëse zbulojnë se janë nisur për shembull, për në aeroport. Ky aplikacion nga Google, është mundësuar prej disa vitesh nga qeveria saudite dhe është në dispozicion në App Store. Por muajin e kaluar 14 ligjvënës amerikanë i bënë thirrje Google dhe Apple të heqin aplikacionin nga App Store pasi kjo gjë shkel të drejtat e grave. Madje ata thanë se aplikacioni Absher ndihmon në mbajtjen gjallë të tiranisë në vend. Por Google ka kthyer përgjigje dhe ka thënë se Absher është në përputhje me kushtet dhe rregullat e kompanisë. E ndërsa Apple ka thënë më parë se do i hedhë një sy aplikacionit por deri tani nuk ka reaguar.

Për ata që po habiten ose nuk e dinë, në Arabinë Sauditë, grave u caktohet një afërm mashkull, që duhet të japë miratimin nëse gruaja aplikon për pasaportë, vizë, të martohet, apo të udhëtojë jashtë shtetit./ Marrë nga CNBC/ Tiranapost.al.