• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha

    Kuzhinieri që çmend kryeministrat dhe ambasadorët


    Ju kujtohet “Vinum” i dikurshëm, ose shef Tani që gatuante për Presidentë, Kryeministra, Ministra, Ambasadorë, VIP-a etj? Ato pjatat plot shije, të veçanta por edhe të tjera, të cilave vetëm Tani di t’i japë kuptim. Sot vërtet shkruaj me shumë dashuri për një nga talentet e kuzhinës, sepse pikërisht nga duart e tij kemi mësuar të hamë ndryshe në restorante.

    Ishte Tani i pari, që pak e nga pak nisi të kultivojë në Tiranë një shije të re, në kohën kur drekat dhe darkat jashtë shtëpisë ishin vetëm picat, makaronat apo pjatat plot e përplot me mish dhe salcë kosi.

    Shef Tani është nga kuzhinierët e rrallë që në mëngjes e gjen në treg duke bërë pazar për menu-në e ditës. A i keni provuar brinjët e qengjit me lajthi, të shoqëruara me patate të vogla dhe erza? Unë jam besnike për vete, kohë pas kohe i kthehem me neps të madh madje, si këtë mbrëmje. Sa herë shkoj tek ai dhe kam idenë që do porosis diçka tjetër, gjithmonë dorëzohem dhe i kërkoj, ato janë një specialitet vetëm i Tanit.

    foto anjezaaa

    Po do thoni ju pse po ju flas për Tanin këtë here? Sepse siç ndodh shpesh në Tiranë, kuzhinierët ndryshojnë vend, restorant, ambient me qira… Këtë herë kuzhinieri im i preferuar sapo është vendosur në ambientet e reja, në një rrugicë ku mund të shkosh edhe nga rruga e Elbasanit, edhe nga Liceu Artistik, një vilë dykatëshe, nga ato shtëpitë e vjetra të Tiranës, që kam përshtypjen se Tanit i pëlqejnë shumë.

    Vila me emrin “Estia” ka një kopsht të bukur, rrethuar me peme dhe portokalle. Ambientet brenda janë disa ku mund të rezervosh darka intime në ballkon, takime me miq, festa, dreka pune, për të cilat do sugjeroja katin e dytë.

    Vera e kuqe shoqëron pjatat, pastat, kërpudhat e mbushura, mëlçitë e patws me fiq, mishin i viçit tw gatuar në kripë. Ndërsa për ëmbëlsirat, Tani këtë radhë ka eksperimentuar shije të reja, ku unë do veçoja akulloren me hudhër të zezë.

    Po po, hudhër! U trembët? U habitët?! Edhe unë! Por ka një sekret: hudhra deri sa të bëhet e zezë, kalon disa faza deri në 75 ditë, gjatë së cilës kontrollohet dhe vendoset në temperaturën e duhur. Super përkushtim ky për një akullore.

    FOTO AKULLORE 2

    Ambientet janë vërtet relaksuese dhe edhe pse je në Tiranë sikur shkëputesh pak nga bota përqark.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post

    2 Komente

    1. Shume mire qe keni nisur nje rubrike te tille, por ajo qe me ben pershtypje eshte se cdo shkrim ne kete rubrike flet ose mburr nje restorant ose nje kuzhinier. Une e kuptoj qe kjo mund te behet per qellime marketingu, por kjo do te thote gjithashtu qe ju nuk beni gazetari te vertete. Nje rubrike e tille duhet te kete ne qender kritiken konstruktive ndaj restoranteve, kryesisht ndaj cilesise se produktit dhe sherbimit qe ofrohet.

      1. Ne fakt une kam perzgjedhur te jap destinacionet me te mira dhe aty ku mund te hahet me mire sipas mendimit tim qe kam deshire ta ndaj me publikun, kritiken nuk e bej dot, vendet apo shijet qe nuk me pelqejne nuk i shkruaj ne blog. Faleminderit!