Politikë

Kuvendi miraton rezolutën 'kundër Presidentit': Dekretimi i Xhaferllarit i pavlefshëm

Kuvendi miraton rezolutën 'kundër Presidentit': Dekretimi i

Miratohet projektrezoluta shmangien e krizës Kushtetueses, me 97 vota pro. Kjo rezolutë u përgatit një ditë më parë lidhur me Gjykatën Kushtetuese dhe legjitimitetin me anëtarët pas përplasjeve mes Presidentit Ilir Meta dhe KED, si dhe legjislativit.

Sipas kësaj rezolute dekreti i Metës për anëtaren e GJK, Marsida Xhaferllarin, është i pavlefshëm, pasi u emërua në një njëjtin vend të zënë më parë nga gjykatësja Arta Vorpsi.

“Kuvendi i Shqipërisë angazhohet kështu të rishikojë legjislacionin për të penguar krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit”, tha Balla gjatë fjalës së tij.

Kuvendi i bëri thirrje Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese që të mundësojnë fillimin e detyrës së gjyqtareve kushtetues, Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, duke mos njohur emrin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Kushtetueses. Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/publikohet-projektrezoluta-e-kuvendit-meta-mori-kompetencat-e-ked-dekreti-per-xhaferllarin-i-pavlefshem/