Aktualitet

Kuvendi miraton projektligjin për minatorët dhe naftëtarët

Kuvendi miraton projektligjin për minatorët dhe naftëtarët

Kuvendi miratoi sot me projektligjin për trajtim financiar të minatorëve dhe naftëtarëve. Projektligji u miratua me 77 vota pro, 12 kundër dhe 9 abstenim.

Çfarë do të thotë kjo?

Projekt-ligji i ri synon të mbulojë përfitimet përpara mbushjes së moshës së pensionit si dhe përfitime shtesë mbi ato që janë në ligjin aktual për kategorinë e Tri profesioneve të mësipërmes.

Për minatorët mosha e daljes në pension do jetë 55-vjeç ose 10 vite para moshës ligjore të daljes në pension, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët mosha e daljes në pension do të jetë 60-vjeç ose 6 vite para moshës së daljes në pension.

Një ndryshim tjetër u miratua, shtesë mbi pensionet. Për minatorët shtesa do jetë 1% të pensionit të pleqërisë për çdo vit pune që kanë punuar nëntokë. Ndërsa për naftëtarët e metalurgët shtesa do të jetë 0.6% e pensionit për çdo vit pune në këtë profesion. Bazuar në vjetërsinë e punës, minatorët përfitojnë shtesë mbi pension 12.5% dhe naftëtarët e metalurgët me 12%.

Për pensionistët aktualë, shtesa llogaritet në 2 900 leke në muaj. Ndërsa për pensionistët që pritet të marrin këtë ‘status’, edhe 1400 më tepër si rezultat i uljes se moshës se daljes ne pension. Së fundi, koeficienti i kthimit të kontributeve është 340% për minatorët, 157% për naftëtarët dhe metalurgët. Pra për çdo lek kontribut, minatorët përfitojnë 3.4 lekë dhe naftëtarët e metalurgët 1.57 lekë.

Teksa foli për ndryshimet, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se qeveria ka mbajtur një premtim të madh./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/miratohet-projekt-ligji-per-minatoret-metalurget-dhe-naftetaret-ja-cfare-perfitojne/

http://www.tiranapost.al/foto-minatoret-protestojne-para-parlamentit-po-na-hani-hakun-duam-statusin-sipas-kerkesave-tona/