Ekonomia

Buxheti 2017, Kuvendi i Shqipërisë kërkon 64 milionë Lekë shtesë

Buxheti 2017, Kuvendi i Shqipërisë kërkon 64 milionë

Kuvendi i Shqipërisë ka kërkuar që të ketë fonde shtesë në buxhetin e vitit 2017. Gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë, Kuvendi kërkoi 64 milionë Lekë shtesë në buxhetin 2017.

Kuvendi nuk është i vetmi institucion që ka kërkesa për buxhet shtesë. Ministria e Bujqësisë kërkon rritje me 7 miliardë lekë, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar rritje për rikonstruksion ambientesh.

Jashtë kësaj liste nuk mbeten edhe SHISH e Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu Radio Televizioni Shqiptar ka kërkuar 700 milionë lekë shtesë.