Aktualitet

Kuvendi dje/ Basha e quan seancë vjedhjesh, Spiropali: Sesioni më i rëndësishëm në historinë e pluralizmit

Kuvendi dje/ Basha e quan seancë vjedhjesh, Spiropali: Sesioni më i

Pas konferencës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha, me akuza për miratimet e dy koncesioneve dje në parlament ku e quajti një seancë përmbyllëse me vjedhje, ka reaguar edhe zëdhënësja e qeverisë Rama.

Elisa Spiropali, ministre e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin e quan sesionin e djeshëm më të rëndësishmin në historinë e pluralizmit.

Spiropali shkruan përmes statusit në rrjetin social:

Ky sesion parlamentar, që ishte nga më të rëndësishmit në historinë e pluralizmit tonë post-diktatorial, e bindi politikën e paduruar shqiptare se të nxish, të dhunosh, të bojkotosh, të mos marrësh pjesë, nuk të çon kurrkund tjetër veçse në humbje. Janë durimi, qëndresa, koherenca, toleranca, arsyeja, përgjegjshmëria, mirëkuptimi, që i vlejnë Shqipërisë, dhe vetëm një Shqipëri e tillë i vlen të gjithë shqiptarëve.

E ndërsa Basha më herët u shpreh:

Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë, një grabitës psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara. Dje u miratua ne Landfillin e Republikës, pra në vendgrumbullimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë, grabitja me spektakolare në histori: Koncesioni i rrugës Milot-Balldren Ndue dhe Agim Kola me vlerë 256 milionë euro për 17 km. Vlera e koncesionit është 3 fishuar. Ish deputeti i PS dhe daja i tij, Gjoka, kanë marrë, së bashku, mbi 500 milionë Euro, nip e dajë.

Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, Lorenc Gjikuria me vlerë 70 milionë euro. Vetëm ditët e fundit janë dhënë. Koncesioni i inspektimit të pompave të naftë. Plazhet publike në pronësi private. Të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/basha-per-koncesionet-u-vodhem-miliona-euro/