Aktualitet

Kusuret tona do t’i lajmë, qoftë unë qoftë Petriti!

Kusuret tona do t’i lajmë, qoftë unë qoftë Petriti!

Politika ka kusuret e saj, qoftë unë, qoftë Petriti (Vasili) qoftë edhe shumë politikanë të tjerë, por nuk ka kusur Keidi dhe as Floida,  dhe ne kusuret tona do t’i lajmë dhe do përgjigjemi deri në fund për gabimet që kemi bërë. Sot më shumë se kurrë shqiptarët do dalin në shesh, jo për të shantazhuar por për të thënë që jemi të lirë. Fatet tona s'i ka në dorë Rama, as banditët e tij. Kjo qeveri grabit qytetarët, kjo është qeveria që grabit votuesit. Ju lutem me dorë në zemër sepse është shumë e rëndësishme që me datë 16 mars të tregojmë se Shqipëria është aty.

Këtë tha ndër të tjera kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit me shtabet e  LSI në Tiranë, ku u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen në protestën e 16 shkurtit. Kryemadhi thotë se politika ka kusuret e veta dhe do i lajë, edhe Petriti, por thotë se nuk ka kusur Keidi Mehmetaj e as Floida./ Shihni videon më poshtë me deklaratën e Kryemadhit/ Tiranapost.al. E.B

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/2201106116618246/