• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Kushtetuesja/ Pretendime mafioze, Presidentit nuk i vendosen afate!


    “Siç jeni njohur nga zëdhënësi i Presidencës, ose Blushi im siç më pëlqen ta konsideroj, menjëherë pas zbritjes në aeroportin e Rinasit firmosa dekretin për zgjedhjen e Xhaferllarit si gjyqtare në Kushtetueses”, e nisi kështu konferencën për mediat Presidenti Ilir Meta.

    Kreu i shtetit sqaroi se vendimi i tij është dokumentuar në një dokument 60 faqesh me arsyetime kushtetuese, ligjore, administrative, procedurale. Meta u përgjigj me tone të ashpra akuzave të mazhorancës se shkeli ligjin me vendimin e tij, pasi shkeli afatin prej 30 ditësh për zgjedhjen e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, pasi tha se kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka paraqitur pretendime absurde, të turpshme dhe mafioze.

    Gazetarja: Është e rëndësishme data e vendosur në Kushtetutë prej 30 ditësh i vendosur prej jush?

    Presidenti Meta: Duhet ta keni të qartë dhe çdo qytetar se nuk ka një afat të caktuar në kushtetutë për presidentin. Ka një afat për parlamentin, por jo për presidentin. Kushtetuta është mbi çdo gjë aq më tepër kur bëhet fjalë për krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi 2 vjet që jemi pa kushtetutë, se jemi pa gjykatë. Momenti i krijimit të Gjykatës Kushtetuese është historik, se për herë të parë krijohet sipas reformës që u bë në kushtetutë për reformën në drejtësi. Është e rëndësishme që të respektohet Kushtetuta. Çdo veprim i presidentit aktual mbetet si precedent për presidentët e ardhshëm. KED merret vetëm me menaxhimin administrativ për të garantuar zbatimin e kushtetutës dhe ligjit. Dhe kryetari i KED të bëjë lojëra të karakterit administrativ me listat për vakancat  dhe në mënyrë të dyshimtë, mos të them mafioze dhe të vendosë presidentin në këtë pozitë që o të shkeli detyrimisht kushtetutën, që thotë se presidenti plotëson vakancën e parë dhe parlamenti të dytin. Ose me pretendime qesharake dhe absurde të thotë se i ka mbaruar afati, kjo është absurde, e turpshme, mafioze.

    Kushtetuesja, sapo mbërrin në Shqipëri, Meta dekreton Marsida Xhaferllarin

    Marsida Xhaferllari anëtare e Kushtetueses, PS: Meta e pa ligjin si lojë shahu

    Xhafellari në Kushtetuese/ Kundërvënia brutale e Metës, na bën të ndjehemi keq për të

    Tre argumente ligjorë që e bëjnë nul dekretin e Metës për Kushtetuesen

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post