• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Politikë Të gjitha

    Kushtet e CDU/CSU për negociatat, deputeti gjerman: E padrejtë, por edhe e padenjë për Shqipërinë!


    ‘Ne, Të Gjelbrit, do ta miratojmë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Ky vendim vjen i vonuar dhe u vonua vetëm për shkak të taktikës së zvarritjes të disa pjesëve të grupit parlamentar CDU / CSU.

    Kështu shprehet në një intervistë për median Deutsche Welle deputeti gjerman nga partia e të Gjelbërve, Manuel Sarrazin.

    Ai thotë se kushtet e vendosura për Shqipërinë janë të papranueshme: 

    Kushtet shtesë të formuluara nga koalicioni për Shqipërinë e tejkalojnë objektivin. Është e papranueshme që Shqipëria çdo vit të duhet të përmbushë kushte të reja për negociatat e anëtarësimit në BE. Kjo nuk është vetëm e padrejtë, por edhe e padenjë për një bashkë-ekzistencë evropiane.

    Sarrazin thotë se të dy vendet, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur mjaftueshëm kushtet për negociatat, dhe se BE tani duhet të tregojë se është një partner i besueshëm dhe të çelë bisedimet.

    Kujtojmë se Të Gjelbrit janë partia e tretë që ka deklaruar hapur se do ta miratojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas miratimit të djeshëm të kërkesës së qeverisë gjermane nga grupet parlamentare CDU/CSU dhe SPD. Një votim pozitiv pritet edhe nga liberalët.

    Vetëm AfD, Alternativa për Gjermaninë sipas DË është e mendimit se as Shqipëria dhe as Maqedonia e Veriut nuk janë gati për të çelur negociatat në BE. Duhet të presim vendimin që do të merret ditën e nesërme pas votimit në parlament./ Tiranapost.al. E.B/ DW

    Cilat janë kushtet e PO-së së Gjermanisë për negociatat?

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]