Showbiz

Kush tha që ngjyra çiklamin nuk bën për dimër?

Kush tha që ngjyra çiklamin nuk bën për dimër?

Ngjyra çiklamin është për pranverë, për verë po qenka ç`qenka edhe për dimër. Vetëm dje ua pamë tre nga vajzave të njohura që marrin vesh nga moda.

Jonida Maliqi dhe Marsela Çibukaj bënë xing ngjyrash në Këngën Magjike. Dje zgjodhën të dyja ngjyrën çiklamin nga koka tek këmbët dhe shkëlqyen. Marsela ishte një surprizë e lezetshme për të gjithë, pasi u shfaq elegante si kurrë më parë.

Dua Lipa që s`kishte asnjë lidhje me Këngën Magjike, por ishte pjesë e një tjetër eventi u vesh gjithashtu me fustan çiklamin me xixa sipër dhe e quajti fustanin e ëndërrave.

Nuk është rastësi përzgjedhja e kësaj ngjyre për evente të rëndësishme dimri. Si Jonida edhe Marsela e kanë veshur edhe në ditë të tjera të njëjtën ngjyrë.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije