• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Kush tha që mendimet mund t’i shprehësh në rrjet? Rai merr masa


    Komisioni mbikëqyrës i Rai-t ka marrë masat për të krijuar një Kod Etik kundrejt fyerjeve dhe opinioneve personale të lëshuara nga gazetarët dhe menaxherët e Rai-t. Komisioni është mbledhur së bashku me Presidentin e medias Baranchini-n, për t`i dhënë dritën jeshile.

    Ideja lindi nga nevoja për t`u dhënë fund të gjitha episodeve me disa personazhe të cilët pas ankesave që bënë, media u detyrua t`i fshinte deklaratat dhe të kërkonte falje. Masa do ketë edhe ndaj komenteve në Facebook-ët personal që lëshojnë gazetarë dhe opinionistë të ndryshëm të Rai-t, që nxisin gjuhën e urrejtjes.

    Duhet theksuar që rezoluta nuk synon të kufizojë askënd, por as nuk lejon shkeljen e rregullave të etikës dhe dëmtimin e imazhit. Puna e gazetarëve është informimi dhe vetëm kështu forcohet imazhi i kompanisë mediatike.

    *Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]