Politikë

Kush tha që kërkoj negociata?! Po kërkoj dialog

Kush tha që kërkoj negociata?! Po kërkoj dialog

Pas video-mesazhit në Facebook, kryeministri Rama ka reaguar sërish për protestën e studentëve. Nëpërmjet një statusi në Twitter, Rama ka thënë se nuk kërkon negociata për të pushuar protestën, por dialog.

“Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog,jo negociata. Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t'i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart. Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?”, shkruan kryeministri.

Ai më herët u kërkoi studentëve të zgjidhnin një përfaqësi dhe të bënin një bashkëbisedim online nesër në orën 11:00. Rama kërkoi bashkëpunim me ta për ta ndryshuar një herë e mirë sistemin arsimor në Shqipëri dhe jo t’u japë zgjidhje vetëm problemeve që ata kanë paraqitur gjatë këtyre ditëve të protestave./Tiranapost.al