Showbiz

Kush nuk e ka provuar dhimbjen e bukur të këtij përqafimit

Kush nuk e ka provuar dhimbjen e bukur të këtij përqafimit

Dhimbje, por e bukur dhe plot emocion. Ata që kanë një të afërm jashtë, për më tepër një vëlla a motër që shkon e vjen, e kuptojnë dhe e kanë përjetuar më së miri atë që përjetoi sot Anna me vëllanë e saj Jonin, të cilin e përcolli për në aeroportin e Rinasit. Babi Arditi i ka fotografuar në momentin kur të dy po përqafoheshin dhe ndonjë porosi a këshillë që i lë vëllai motrës së vogël. Foton prekëse të përshëndetjes Arditi e ka komentuar kështu:

Ai momenti kur përcjell vëllain në aeroport dhe nuk ndahesh dot...

Po ti e ke provuar ndonjëherë dhimbjen e bukur të këtij përqafimit? / Tiranapost.al. E.B