BotëTe gjitha

Kush ka paund nëpër duar të shkojë në exchange. Leku anglez shkon në stratosferë


Paundi shkon stratosferë, ja kursi i këmbimit në Shqipëri. Pound ngjitet mbi 1.4318 dollarë , ky është lajmi  i publikuar nga The Guardian ku  e lidh rritjen e madhe me bisedimet teknike mes negociatorëve të Anglisë dhe BE-së në Bruksel, për çështjen e kufirit irlandez që do bisedohet të mërkurën. Kjo është hera e parë e një rritje kaq të madhe që nga 25 janari dhe hera e dytë që nga votimi për Brexit, në qershor të vitit 2016.

Brian Martin, kreu i ekonomisë globale në ANZ, tha se ka “interes të fortë mbi të dyja palët për të rënë dakord për një marrëveshje të zbatueshme tregtare”. Banka e Anglisë gjerësisht pritet të rrisë normat e interesit muajin e ardhshëm, por nëse ka shenja të mëtejshme të ngadalësimit ekonomik, rritja e normës “dovish” do të ushtronte presion mbi sprovën, sipas analistëve. Jane Foley, strateg i lartë i monedhave në Rabobank, paralajmëroi se ideja e një marrëveshje tregtare  të arritur deri në tetor 2018 mund të jetë shumë ambicioze,  pasi çështja e kufirit të veriut të Irlandës mbetet një çështje shqetësuese.

Në Shqipëri, ky është kursi i këmbimit valutor.